Panorama Sport (Albania)

Mjafton Hasani, Kosova kursehet me Gjibraltar­in

Ekipi i Shaland e zotëroi në 68% të kohës topin, të hënën eliminator­ja me Malin e Zi

- JETON STAMOLLA

Një miqësore që ndoshta mund të ishte shfrytëzua­r shumë herë më mirë nga Kosova, edhe pse trajneri Shaland kishte lënë në tribunë një pjesë të mirë të titullarëv­e. Në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës përfundon 1-0 përballë modestëve të Gjibraltar­it, pas një goli të realizuar në mesin e pjesës së dytë nga Florent Hasani. Në një impiant të mbushur thuajse në kapaciteti­n maksimal, "Dardanët" vazhdojnë me rezultatet pozitive, edhe pse pjesa e parë la disi për të dëshiruar, duke parë edhe numrin e madh të rasteve. Kosovarët goditën 9 herë portën rivale, por impenjuan pak portierin e Gjibraltar­it, një mungesë saktësie kjo, e cila nervozoi jo pak Bernard Shaland. Rastet më të pastra për avantazhin i patën Florent Muslija dhe Bernard Berisha, por mungoi shënjestra e duhur dhe gjakftohtë­sia, ndonëse zotërimi i topit ishte bindës (66 për qind). Pjesa e dytë për Kosovën nis me katër zëvendësim­e dhe niveli i lojës rritet ndjeshëm, sidomos shpejtësia

nga krahët e mesfushës dhe sulmit, që menjëherë u krijon shumë probleme miqve. Kastrati, Hasani dhe Paqarada, të cilët morën vendin e Zhegrovës, Muslijës dhe Kolollit ishin ata që bënë diferencën, duke lidhur aksionet mes mesfushës e sulmit. Dhe falë këmbëngulj­es së

tyre, erdhi edhe aksioni perfekt i minutës së 69-të: pas disa pasimesh të shpejta në mesin e fushës, Paqarada lirohet dhe shërbehet në korsinë e majtë, ku me të marrë topin në kontroll, sheh inkursioni­n në qendër të zonës së rreptësisë të Hasanit, të cilin e shërben dhe mesfushori

i Diosgorit godet me të majtën, teksa topi përfundon në rrjetë, pasi përplaset në kurrizin e Nuhiut. Goli çliron Kosovën, por mbi të gjitha ndez entuziazmi­n e tifozëve të shumtë të pranishëm, edhe pse në minutat e mbetura nuk do të shijojnë një gol të dytë. Rastin më të rrezikshëm

në fund e krijoi Kastrati, ku pas një tentative të parë që karamboloi në trupin e një kundërshta­ri, e dyta përfundoi ngjitur me shtyllën. Gjithsesi, mjafton edhe kaq për këtë miqësore, e cila ishte mbi të gjitha një stërvitje luksi, në pritje të eliminator­es së të hënës,

kundër Malit të Zi. Trajneri Shaland, edhe pse kërkonte më shumë nga sulmi, mund të kënaqet me lojën, duke qenë se në fund, Kosova e mbylli me 68 për qind të zotërimit të topit dhe 21 tentativa të lëshuara drejt portës rivale, nga të cilat vetëm 9 në kuadrat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania