Panorama Sport (Albania)

Holanda, një përmbysje për infarkt

Dopietë e Depait, por "dritën" e ndezi goli i Luk De Jong

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ajo që dukej një dramë, një film i përsëritur vetëm 15 minuta nga fundi i ndeshjes së djeshme, pas mungesës në Botërorin e vitit të kaluar dhe në Europianin francez, është shndërruar papritur në një festë madhështor­e. Nëse 19 minuta (përfshirë edhe shtesën) që paraprinin vërshëllim­ën e trefishtë dje zgjatën sa një jetë për Irlandën e Veriut, për "tulipanët" vlejtën 3 kundërsulm­e të sakta, të duruara, ndoshta jo perfektë, por në të cilat erdhën 3 gola që përmbysin një ndeshje të luajtur me frikë. Gjithsesi, në fund ata që bëjnë të mundur një "mision të pamundur" janë pikërisht Memfis Depai dhe Luk De Jong: nëse sulmuesi i Lionit barazon shifrat në minutën e 80-të duke rindezur shpresat e përmbysjes, pas një goditjeje me majën e këpucës pak centimetra përballë portierit Farrell, ishte sulmuesi i Sevijes që gjen golin më të rëndësishë­m të karrierës. Në të 91-ën, një krosim në zonë i Bergvajn devijohet me kokë nga Malen në shtyllën e dytë ku Luk De Jong është edhe me pak fat, sepse nuk godet pastër dhe topi ngrihet në ajër, ndonëse fatmirësis­ht nuk del jashtë në asnjë moment dhe me një goditje karateje De Jong e devijon saktë në rrjetë në tentativën e dytë. Holanda përmbys, Irlandës së Veriut i priten gjunjët, aq sa në aksionin pasardhës, Frenki De Jong rrëmben top në mesfushë, avancon i qetë drejt zonës dhe shërben për Depain që nga pozicion diagonal dërgon sërish në rrjetë. 3-1 për të zotët e shtëpisë, një përmbysje e çmendur për infarkt, por që mbi të gjitha u lejon portokalli­njve që të katapultoh­en në krye të grupit, me pikë të barabarta me Gjermaninë. Dhe tani, bileta për në "Euro 2020" duket një lojë fëmijësh...

 ??  ??
 ??  ?? Luk De Jong feston golin e përmbysjes në minutën e 91-të
Luk De Jong feston golin e përmbysjes në minutën e 91-të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania