Panorama Sport (Albania)

Ronaldo synon sot 700 golat me Luksemburg­un

Nga 2002 deri sot, ndaj Interit iu mohua historia

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Portugali-Luksem burg, Ukraina-Por tugali apo JuventusBo­lonja? Nuk është dilemë e as problem, por Ronaldo në njërën nga këto ndeshje mund të arrijë një objektiv të madh. Bëhet fjalë për golin e 700 në karrierë. Nëse Roki nuk do t’i kishte anuluar atë ndaj Interit, numri jubilar do të ishte vetëm një distancë larg dhe sot ndaj Luksemburg­ut do të ishte një ndeshje e zakonshme eliminator­e, me presionin dhe vlerën e duhur, por në të cilën do të kërkohej, si gjithmonë goli e lavdia. Ronaldo nuk është nga ata që i trembet shifrave, fundja karriera e tij është plot me të tilla, e shumica syresh janë stratosfer­ike. Nëse trajneri Santos e kursen ndaj modestëve luksmeburg­as, do të jetë Ukraina e Andrij Shevçenkos etapat e radhës për të kërkuar golin e shtatëqind­të në karrierë.

NË RITMIN E GOLAVE – Në vitin 2002, Ronaldo ishte një 17-vjeçar, me shumë talent që niste rrugëtimin në radhët e Sportingut të Lisbonës. Që nga ajo kohë kanë kaluar sezonet me Mançester Junajtidin, Realin e Madridit për të mbërritur te Juventusit. Portugezi sot ka dyfishin e viteve mbi shpinë, ndërsa uria është e njëjta. Me bardhezinj­të ka shënuar në diçka më shumë se një sezon 32 gola, teksa shumica e realizimev­e në karrierë ka ardhur me fanellën e Realit të Madridit. Plot 450 gola me kryeqyteta­sit span

jollë, çka përbën 64 për qind të të golave në karrierë, mes klubeve ku ka shëtitur dhe kombëtares së Portugalis­ë.

VIKTIMAT – Në kompeticio­net europiane, Ronaldo i ka shënuar 63 ekipeve, po aq sa Raul Blanko, shoku i tij në fillim të epokës madrilene.

Ngjall kureshtje fakti se “viktima” e preferuar në Europë është pikërisht Juvja, të cilës ka gjetur mënyrën në dhjetë raste për t’i tundur rrjetën. Viktimat e preferuara janë iberike, shkak edhe i 9 sezoneve të shumta që ka luajtur në Spanjë. Sevija është goditur 27

herë nga portugezi teksa edhe Atletiko e ka vuajtur jo pak. 25 janë golat që CR7 i ka shënuar skuadrës, e cila stërvitet aktualisht nga Diego Pablo Simeone.

SHIFRAT – Ronaldo ka luajtur 972 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar në 21 kompeticio­ne

të ndryshme. Në Serinë A ka shënuar 24 herë, ndërsa në Ligën e Kampioneve 127, çka e bën golashënue­sin më të mirë të kompeticio­nit. E djathta mbetet këmba e preferuar me 440 gola të shënuar. 55 gola kanë ardhur nga goditjet e dënimit,

teksa 112 me penallti. Golin e 600-të e kishte shënuar ndaj Juventusin, të 700-tin e kërkon me kombëtaren, por edhe “Zonja” mund ta presë. Pas kombëtarev­e, kalendari parashikon Bolonjën, e Ronaldo është gati të festojë me “siuuu”-n e zakonshëm...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania