Panorama Sport (Albania)

Shameti: Punova me servilë, me mua Duro do e kishte më të lehtë

"Pas largimit, kuptova kush ishin servilët që punova"

- JORGIS MEMO

Kukësi nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Tri humbje në vetëm shtatë javë e kanë trazuar situatën, edhe pse bindja e drejtuesve apo e trajnerit është se kjo skuadër do të jetë deri në fund në luftë për titullin kampion. Një nga problemet që ka pasur ekipi i Shpëtim Duros në këtë periudhë ka qenë pikërisht mbrojtja. Largimi i ishkapiten­it Ylli Shameti dhe qendërmbro­jtësit Ardian Cuculi kanë hapur një "gropë" të madhe në prapavijë. Të dy lojtarët zgjodhën të vazhdonin karrierën në Kosovë, respektivi­sht te Gjilani dhe Drita. Shameti ishte i pafat në aventurën e re, pasi u dëmtua dhe menjëherë iu nënshtrua operacioni­t në gju. Ish-kapiteni që ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë si pjesë e Kukësit, në një rrëfim ekskluziv për "Panorama Sport" flet për largimin pas 6 vitesh, reagimin ndaj trajnerit Duro, raportin me Gjicin, si edhe për ata që i etiketon si "servilë". 35-vjeçari iku nga Kukësi pas 143 ndeshjeve në Superiore, 27 në Kupë, 2 në Superkupë, 10 në Ligën e Europës dhe 6 në Ligën e Kampioneve me fanellën e verilindor­ëve. Në gjashtë vite, edhe pse një qendërmbro­jtës tipik, ai shënoi në total 14 gola dhe u bë protagonis­t me 15 asiste për gol në kampionat dhe Kupë.

U transferua­t në Kosovë, por u dëmtuat rëndë. Çfarë ndodhi dhe kur mund të riktheheni në fushë?

Pasi e mbylla kontratën me Kukësin, më pëlqeu projekti që kishin drejtuesit e Gjilanit. Mirëpo, fatkeqësis­ht në stërvitje dy ditë para ndeshjes së javës së tretë të kampionati­t kosovar, pësova një dëmtim për të cilin mjekët më sugjeruan operacioni­n në gju. Shpresoj të kthehem nga fundi i nëntorit, por gjithmonë do të jenë mjekët ata që do të vendosin.

Në ato pak ditë stërvitje me Gjilanin, çfarë ju bëri përshtypje?

Kemi një ekip të mirë, që së bashku me trajnerin Mezani po bëjnë një punë shumë të mirë. Pa dyshim ajo që më ra në sy në ditët që u stërvita në Gjilan ishte dëshira e madhe e drejtuesve të klubit dhe tifozëve në

mbështetje të skuadrës.

Si ju janë dukur këto 7 javët e para të Kategorisë Superiore, ka diçka që ju ka befasuar?

Mendoj se ky kampionat në letër ka nisur me disa favoritë për vendet e para, si Kukësi, Partizani, Tirana apo Teuta. Në këto 7 javë kam parë që ekipet që kanë qenë pragmatist­e, kanë marrë maksimumin në ndeshjet që kanë zhvilluar.

Nga Kukësi u larguat me polemika, duke ironizuar edhe trajnerin Shpëtim Duro. Pse u kapët me këtë të fundit?

Mua më mbaroi kontrata. Biseduam me presidenti­n Gjici dhe nuk ramë dakord për shumë gjëra. Sa i përket trajnerit Duro, ai është koshient që me mua në ekip do t'i kishte pasur gjërat më të lehta për t'i arritur.

Gjithsesi, Duro ka thënë se është i bindur që ju jeni penduar për ato që keni shkruar në rrjetet sociale pas finales së Superkupës...?

Çdo njeri në jetë merr "feedback"-un që i takon. Unë jam njeri që nuk bëhem pishman për gjërat që bëj, sepse i bëj të mirëmendua­ra dhe me koshiencë të plotë.

Çfarë ju zhgënjeu më tepër pas largimit nga Kukësi dhe a i ruani ende kontaktet me lojtarët?

Nga njerëzit servilë, zhgënjimi nuk duhet të merret në konsiderat­ë. Në jetë disa gjëra ndodhin që të njohim më shumë ata me të cilët kemi punuar.

Si ka qenë raporti juaj me presidenti­n Gjici në gjashtë vite te Kukësi dhe a mund të na thoni se për çfarë keni debatuar më tepër?

Unë mendoj se ka qenë raport korrekt si pasojë e punës sime në ekip. Jo më kot më besoi çelësat e Kukësit, duke më graduar si kapiten. Kemi arritur shumë suksese në këtë mënyrë. Me presidenti­n Gjici mund të debatosh vetëm për rezultatet. Në fund të fundit ai na bashkonte për të arritur objektivat. Kanë qenë debate konstrukti­ve, në të mirë të punës.

Kukësi nuk po kalon një moment të mirë, teksa në 7 ndeshje ka pësuar tri humbje. Çfarë nuk shkon sipas jush?

Me thënë të drejtën prisja më shumë në këto 7 javë, duke ju referuar ekipit në letër, por me sa duket disa lojtarë nuk e kanë eksperienc­ën e duhur për ta nxjerrë nga situata jo pozitive gjatë lojës, po ashtu edhe nga ndeshja në ndeshje.

Cilët mendoni se do të jenë pretendent­ët kryesorë për titullin këtë vit?

Është herët akoma për të thënë emra. Unë vazhdoj të jem përkrahës i Kukësit në Shqipëri.

Keni ndonjë peng nga karriera dhe a mendoni se mund të ktheheni sërish ai lojtar që arriti kulmin te Kukësi edhe në Kosovë?

Gjithmonë ka pengje në rrugën e gjatë të futbollit, por njeriu duhet të shohë para pa pishmane. Për momentin po bëj maksimumin që të rikthehem aty ku kam qenë. Shpresoj dhe kam besim se do rikthehem të bëj gjëra shumë të mira edhe me ekipin tim, Gjilanin.

Skuadra e vendlindje­s suaj, Luftëtari, por gjithashtu Flamurtari, janë në fund të tabelës. E prisnit këtë ecuri?

Për luftëtarin pa dyshim më dhemb kur e shikoj në fund të tabelës dhe uroj ta marrë veten në vazhdim. Ndërsa Flamurtari po trashëgon problemati­ka vit pas viti, gjë e cila përkthehet në rezultate negative.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania