Panorama Sport (Albania)

Reja, na qeras me një fitore!

-

“Jo, jo nuk e marr drejtimin e Shqipërisë. Nuk më bind”, ishte refreni që përsëriste Edi Reja përballë Dukës, pasi pa sesi na mundi Turqia në “Loro Boriçi”. Ai ishte aty për të parë pikërisht Shqipërinë. Korrekte apo jo, kjo është diçka që në fund të fundit, s’i takon atij, por federatës dhe marrëdhëni­es së saj me ish-trajnerin. Por diçka ndryshoi dhe ai vendosi që ta marrë përsipër këtë sfidë. Çështja është që sot Shqipëria, falë Rejas sigurisht, ka një ekip më të balancuar sesa ajo skuadër e ndeshjes me Turqinë. Po, edhe me më shumë optimizëm. Gjithashtu, edhe një skuadër më e qetë. Për shkak të disa rrethanave, punës së tij që ka afruar edhe disa të rinj me cilësi, por edhe fatit, sot ka një skuadër: psikologji­kisht mirë, por edhe në formë. Ka alternativ­a. Ka lojtarë që po bëjnë diferencën në ekipet e tyre dhe për këtë, nga lista mund të përmenden Strakosha, Gjimshiti, Lenjani, Memushaj që bën eurogola në Serinë B, Bare që po bën mjaft mirë në Spanjë, Cikalleshi me gola radhazi në tokën turke. Manaj e Balaj gjithashtu e shumë të tjerë në skuadrat e tyre. Natyrisht që nuk mund t’i kërkohet medoemos fitorja në Stamboll. Të mos harrojmë, përballë është Turqia me histori, me emra të mëdhenj e që luan në fushën e vet. Ama, meqë trajneri pati dje ditëlindje­n, nuk ka qerasje më të mirë për shqiptarët sesa të dhurojë një surprizë të bukur. Një rezultat pozitiv. Pse jo, edhe një fitore si dhuratë...

A mundesh t’i Reja që ta realizosh këtë?

T’i mundësh turqit dhe pse jo, edhe që të tregosh se je ndryshe nga Panuçi. Të tregosh edhe që ne nuk dimë të fitojmë vetëm në miqësore ndaj Turqisë, pasi triumfi i fundit në ndeshje zyrtare daton që nga ’71-shi i largët. Të tregosh që ne dimë të fitojmë edhe kur na duhet.

A mundesh ti që ta zgjosh ëndrrën edhe një herë, sepse me një fitore aty situata ndoshta mund të përmbyset në favorin tonë dhe të kthehet edhe një herë entuziazmi i “Euro 2016”-ës?

A mundesh ti që me një fitore aty, të mos e diskutosh më fare kontratën dhe rinovimin me Dukën. Tri pikë në Turqi, e sigurt që të garantojnë një mundësi rinovimi, çfarëdo që të ndodhë më pas... Siç e do zakoni, në raste gëzimesh dhe festash, shqiptarët duan pak “aheng”. Festë është. Ditëlindje­n ke. Bëje aheng sot, festo me të gjithë shqiptarët bashkë. Ata 2500 në stadium e gjithkush që frymon shqip do ngrihet në valle me ty...

 ??  ??
 ??  ?? Trajneri i Kombëtares gjatë momenteve festive pas drekës së djeshme në Turqi, për 74 vjetorin e tij
Trajneri i Kombëtares gjatë momenteve festive pas drekës së djeshme në Turqi, për 74 vjetorin e tij

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania