Panorama Sport (Albania)

Qirinj, tortë dhe fjalim motivues, ja si u festua ditëlindja

-

Skuadra në grumbullim. Rreth orës 9 të mëngjesit të djeshëm Kombëtarja la tokën shqiptare për të fluturuar drejt Turqisë. Roshi? Dilemat me Memushajn? Si të ndal Burak Jilmaz e Tosun. Biseda me Dukën përgjatë gjithë fluturimit. Këto e shumë të tjera kanë shoqëruar italianin e Kombëtares dje. Mirëpo, pasi ekipi ka mbërritur në Turqi, e skuadra ka konsumuar drekën, ka qenë presidenti dhe stafi i FSHF-së që kanë menduar për një surprizë. Dje ishte ditëlindja e trajnerit të Kombëtares. Të gjithë duke ngrënë drekë dhe në momentin që menysë i ka ardhur radha për një ëmbëlsirë të përgatitur nga stafi, Armand Duka është futur në sallën e ngrënies me një tortë dhe qirinj. Edi Reja ka festuar me skuadrën ditëlindje­n dhe teksa Duka e pyet a e ke menduar dëshirën, ai i fryn qirinjve dhe përgjigjet: Ti e di se çfarë dua unë (Qesh...)”. Më pas, italiani përqafon presidenti­n e FSHF-së. Kënga e ditëlindje­s, festë por edhe një fjalim motivues nga italiani. Fjalë jete dhe përvoje... Ja si iu drejtua futbollist­ëve: “Fizikisht, jam akoma mirë për këtë moshë, por e dini cili është sekreti? Qëndroj gjithmonë me të rinjtë, pasi jam i ri në kokë. E kuptoni apo jo? Ku është ai përkthyesi im. (Duka i thotë: Mister, ata të gjithë kuptojnë italisht) Më dhatë një kënaqësi të jashtëzako­nshme në ndeshjen kundër Islandës. Sepse jemi rritur dhe kjo gjë më lumturoi pa masë. Është shumë e rëndësishm­e të mbërrish në moshën time dhe të jesh në gjendje të japësh, por unë gjithashtu edhe marr shumë nga ju. Nesër në mbrëmje (sonte) do të doja dhe një dhuratë të vogël, nëse është e mundur. Do ta doja këtë kënaqësi të vogël, jo për vete, por për ju. Posaçërish­t për ju. Sepse sipas meje po arrijmë, nuk them dot majat sepse është rrugë e gjatë, por jemi duke u përmirësua­r vazhdimish­t dhe jemi në rrugën e duhur. Do ta shikoni që do të ketë kënaqësi për të gjithë, sidomos për mua, meqë kam ditëlindje­n”, u shpreh Reja, në një fjalim për ditëlindje­n e tij që ka motivuar jo pak futbollist­ët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania