Panorama Sport (Albania)

“Goditja”, ja 11 të përzgjedhu­rit

Pak ndryshime nga Islanda: Roshi pritet të bëjë rolin e Hysajt, dy balotazhe

- OLSI TUJANI

Do të bëjmë goditjen e madhe! Kam be sim te kjo skuadër”, u shpreh Edi Reja gjatë konferencë­s para mediave në vendin tonë, kur edhe prezantoi listën e Shqipërisë për transfertë­n ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Ditën e fundit, disa lojtarë kanë shfaqur shqetësime të vogla dhe nuk përjashtoh­et mundësia e ndonjë surprize të madhe, por nga sa është lënë të kuptohet gjatë seancave stërvitore, zgjedhjet e trajnerit janë të bazuara te formacioni i atyre që siguroi fitoren ndaj Islandës.

BALOTAZHET - Mungesa e Elseid Hysajt është diskutimi më i madh që ka shoqëruar Kombëtaren përgjatë gjithë këtij grumbullim­i. Odise Roshi pritet që të jetë i përzgjedhu­r për këtë rol, por dje trajneri ka vënë jo pak dyshime teksa ka shprehur se mesfushori ka disa shqetësime në kavilje. Si alternativ­ë në linjën e djathtë, krahas fierakut, është testuar edhe Frederik Veseli. Në rast të konfirmimi­t të Roshit, atëherë pritet që vetë Veseli të jetë në fushë, por në një rol natyral si ai i mbrojtësit të majtë në linjën me 3. Në rastin e një mungese ose mosgjendje maksimale të fierakut për të startuar titullar, atëherë Veseli postohet në linjën e djathtë dhe fiton terren Dermaku.

KONFIRMIME­T - Thomas Strakosha pritet të ketë një fanellë titullari në portë. Përpara tij, krahas Veselit në rastin më të mirë, do të jetë Gjimshiti në qendër dhe Ismajli si qendror i djathtë. Teksa Roshi dhe Ermir Lenjani priten respektivi­sht nga e djathta dhe e majta, në qendër të mesfushës me gjasë do të zbresin Bare e Memushaj, djathtas dhe majtas, me Klaus Gjasulën si kontrollor. Kapiteni i Paderborni­t në Gjermani pritet si lojtari përpara mbrojtjes dhe në qendër të mesfushës dhe manovrës mbrojtëse apo sulmuese të ekipit. Në sulm, pritet që dyshja e cila gatoi suksesin ndaj Islandës, Rei Manaj dhe Sokol Cikalleshi të gradohen edhe në këtë 90-minutësh si titullarë. Për Turqinë pritet një “tredhëmbës­h” në skemën 43-3. Dilema në portë me portierin Mert dhe përpara, zgjedhjet e Gynesh duken më të sigurta.

 ??  ?? TURQIA
TURQIA
 ??  ?? SHQIPËRIA
SHQIPËRIA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania