Panorama Sport (Albania)

Provokojnë turqit, bllokadë për 1000 tifozë

Proteston FSHF-ja, tërhiqen nga vendimi drejtuesit turq

- OLSI TUJANI

Para nisjes së ndeshjes që do të luanim në Francë, organizato­rët ngatërruan himnin, duke vendosur atë të Andorrës. Pastaj na quajnë edhe armenë, duke i kërkuar ndjesë Armenisë për incidentin e krijuar para ndeshjes. Dje, në vigjilje të transfertë­s në Turqi, papritur na reduktojnë numrin e tifozëve. Pastaj na provokojnë duke ndaluar banderolat, shajet dhe gjithçka tjetër kanë nevojë shqiptarët për të krijuar atmosferë dhe mbështetje për kuqezinjtë. Një herë, po është koecidencë. Ama herën tjetër është një sinjal i qartë që të lë një shije të hidhur. Por, për të mos u hyrë teorive konspirati­ve, qartazi sot Shqipëria përbën problem dhe shqetësim për të mëdhenjtë. Po, për Francën dhe për Turqinë. Mjaft të kujtoni që të dyja ngjarjet ndodhën në transfertë...

Ndokush mendon me të drejtë që ndoshta ne mund të mos shkojmë më në Europian. Të paktën në këto kualifikue­se. Ama kundërshta­rët tanë të mëdhenj të grupit e dinë fare mirë se Shqipëria mund t’u prishë goxha punë. E çfarë ndodh? Përdorin kësi skenash, a ndoshta edhe skenarësh të përgatitur. Ndoshta... Kësi manovrash... NGJARJA

Ndeshja kualifikue­se mes dy vendeve mike për nga marrëdhëni­et shtetërore, duket se ka nisur që të mos jetë nën atmosferën më të mirë të mundshme referuar mënyrës se si po bëhet organizimi i saj nga vendasit. Nga burime zyrtare në FSHF, “Panorama Sport” mësoi (dhe bëri dje me dije në faqen e webit) se Federata turke tentoi të nxirrte probleme dhe pengesa referuar tifozëve shqiptarë. Gazeta mësoi se fillimisht është zvogëluar pjesa prej 5% të biletave që duhet t’i takojnë palës shqiptare si çdo skuadër mike në një transfertë (2500 bileta) për t’i reduktuar në 1500. Jo vetëm kaq, pasi u krijua edhe një problem me tifozërinë. Së dyti, punonjësit e Federatës turke, përgjatë gjithë ditës së djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes, kanë bllokuar materialet e lejuara të tifozërisë

 ??  ?? Dy fierakët e Kombëtares në seancën e fundit para Turqisë
Dy fierakët e Kombëtares në seancën e fundit para Turqisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania