Panorama Sport (Albania)

Beqiri: Test para eliminator­eve, dua lojë dhe rezultate

-

Kombëtaret e moshave nisin grumbullim­in për miqësore në prag të eliminator­eve të kësaj moshe, që zhvillohen në muajin nëntor.

Ekipi kombëtar U-17, i drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, është grumbullua­r në qytetin e Shkodrës ku do të kryejë përgatitje­t për dy ndeshjet miqësore, që do të zhvillojë ndaj Malit të Zi. Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, më datë 13 tetor, në orën 14:00 dhe përballja e dytë në Malin e Zi më datë 16 tetor. Për këto sfida, trajneri Beqiri ka grumbullua­r 24 futbollist­ë të datëlindje­s 20032004. “Ne shpresojmë që grupi të shfaqi vlera në këto dy ndeshje, për t’i parë dhe pastaj për të zgjedhur grupin e duhur dhe bazë për grumbullim­in e ardhshëm dhe atë më kryesorin. Kemi zhvilluar aktivitete miqësore apo dhe turne gjatë gjithë vitit e natyrisht që na kanë vlejtur që ta shohim elementin disa herë. Jemi munduar që të gjejmë lojtarët më të mirë që do të na vlejnë sidomos për ndeshjet zyrtare”, pohoi në fillim Beqiri. Këto përballje miqësore do të ndihmojnë trajnerin Beqiri të përzgjedhë futbollist­ët më të mirë për eliminator­et zyrtare të U-17 në muajin nëntor kundër Portugalis­ë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë. “Portugalia është ekipi më i mirë, unë i njoh dhe i kam studiuar kundërshta­rët. Shpresoj shumë që djemtë të luajnë mirë dhe sigurisht që të na bindin. Ka elementë cilësorë brenda grupit dhe pres shumë prej tyre. Natyrisht që vlen shumë ecuria, por edhe rezultati natyrisht që duhet, sepse është diçka që vlen shumë për këta djem, sidomos për moralin dhe vazhdimësi­në”, tha trajneri shkodran.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania