Panorama Sport (Albania)

6 mijë € premio për kokë, Memushaj llogarit të kuqin

Kapiteni: U ndëshkova para dy vitesh, dua sërish suksesin

-

Shqipëria luan sonte në Turqi dhe për të mbaj tur gjallë shpresën e kualifikim­it për në “EURO 2020” duhet që të besuarit e trajnerit Edi Reja të marrin një rezultat pozitiv, ku padyshim fitorja është “qershia mbi tortë”. Që në fillim të edicionit, kur nisën eliminator­et për evropianin, FSHF në bashkëpuni­m me vetë lojtarët e Kombëtares kanë përcaktuar edhe politikën e premiove për fitoren. Kështu që sukseset në shtëpi janë vlerësuar me rreth 5 mijë euro shpërblim për titullarët, ndërsa për fitoret në transfertë, premio shkon deri në 6 mijë euro. Pra, kuqezinjtë kanë mundësi të fitojnë sot nga 6 mijë euro për kokë, titullarët, nëse fitojnë në Turqi. Kjo është premio e akorduar nga federata, pa llogaritur bonuset që vijnë nga jashtë. Përkrah trajnerit Reja, dje para mediave ka dalë edhe mesfushori Ledian Memushaj, i cili pritet të mbajë shiritin e kapitenit, duke ditur se paraardhës­it që e kanë mbajtur fashon, janë të dëmtuar, Hysaj e Mavraj. Vlonjati sjell në kujtesë edhe rastin kur është ndëshkuar me karton të kuq ndaj Turqisë në miqësoren e 13 nëntorit të 2017-ës, që u fitua nga kuqezinjtë. Memushaj pohoi se pranon edhe sot të kuqin vetëm e vetëm që Shqipëria të triumfojë në Turqi. Në lidhje me sfidën e sotme, mes të tjerash në konferencë Memushaj u shpreh: “Jam i kënaqur që do të mbaj shiritin. Do të isha më i kënaqur që në vendin tim të ishte o Hysaj ose Mavraj. Do të kishim 2 lojtarë të rëndësishë­m. Na pret një ndeshje e vështirë, por e kemi përgatitur sa më mirë. Kemi shanse të bëjmë një ndeshje ashtu siç bëmë ndaj Islandës në Elbasan.

Trajneri e ka përgatitur shumë mirë takimin. Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin. Na pret një ndeshje e vështirë, por e vështirë do të jetë edhe për ata. Kartoni i kuq? Në radhë të parë na duhet rezultati. Dy vjet përpara kemi bërë miqësore të mirë përveç meje. Unë dola me karton të kuq. Nëse fitojmë nesër dhe më duhet të dal me karton të kuq, është mirë, jam gati direkt. Ndryshimi? Kemi ndryshuar shumë gjëra që nga ndeshja e Shkodrës. Është ndryshuar trajneri dhe ka shumë lojtarë të rinj! Kemi sjellë lojtarë me shumë kualitete. Avash-avash po tregojnë veten e tyre. Kemi nevojë dhe për pak kohë. Gjërat duhen arritur hap pas hapi. Duhet të harrojmë ndeshjen me Islandën. Duhet të përqendroh­emi nesër (sot), sepse kemi ndeshje të vështirë. Dhuratën për ditëlindje­n trajnerit inshallah ia bëjmë nesër (sot)”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania