Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, Partizani është... makth

Në mars të 2015-ës fitonin në limite me gol të Erald Çinarit, që aktualisht luan te “demat”

- ADMIR URUÇI

Vllaznia mund të quhet befasia më e bukur e këtij fillimsezo­ni. Një skuadër e ngjitur nga Kategoria e Parë po bashkëkrye­son (me tri ekipe të tjera) kampionati­n. Pasi mposhtën Kukësin, shkodranët tani duan edhe “kokën” e Partizanit. Fundjava e ardhshme do t’u rezervojë një ndeshje sa interesant­e, aq edhe delikate. Përballë do të kenë kampionët në fuqi të vendit dhe nën drejtimin e Mirsad Jonuz, skuadra është duke u përgatitur për ta kaluar me sukses këtë duel. E megjithatë, duhet thënë se statistika­t nuk i kanë aspak në favor.

“TABUJA” - Mund ta themi se kuqeblutë kanë një “tabu” për të thyer. Partizani nuk na qenka vetëm makthi i Tiranës, por edhe i Vllaznisë. Nëse në derbi kanë plot 18 herë që nuk humbasin, të frikshme janë edhe shifrat përballë Vllaznisë. Zyrtarisht, nuk fitojnë ndaj të kuqve në 13 ndeshje radhazi. E fundit herë që kanë festuar, përkon me 8 marsin e 2015-ës, pra 4 vite e 7 muaj më parë. Ishte ai gol i Erald Çinarit në të 90-ën minutë që çoi peshë të pranishmit në “Loro Boriçi”. Dhe heroi i fundit, aktualisht mbron ngjyrat e fituesve të 16 titujve kampionë. Por që prej asaj sfide, kuqeblutë nuk kanë mundur dot që t’ia dalin ndaj këtij kundërshta­ri. Në total numërojnë 8 humbje dhe 5 barazime. Pra, maksimumi që kanë shijuar gjatë kësaj periudhe janë vetëm 5 pikë të marra. Nëse shohim me vëmendje historikun e përballjev­e që janë luajtur në Shkodër, statistika­t janë disi më premtuese. Në 6 ndeshje në total, kanë humbur 2 herë dhe 4 të tjera janë mbyllur në barazim. Ndaj, shpresat për të mos dalë duarbosh nga ky duel ekzistojnë.

“SHPAGIMI” - Vlen të saktësojmë se një sezon më parë, këto skuadra nuk kanë luajtur me njëra-tjetrën dhe bëhet fjalë pikërisht për vitin kur Vllaznia ra në Kategorinë e Parë. Kryeqyteta­sit fitoren e fundit e kanë marrë më 13 maj 2018, një takim që thelloi edhe më shumë krizën e shkodranëv­e. E megjithatë, rënia u “vulos” më vonë dhe asokohe kuqeblutë u ankuan se ndikim pati ajo humbje që Partizani pësoi kundër Kamzës (e cila shpëtoi). Nisur nga kjo, në Shkodër e shohin këtë ndeshje edhe si një shans për... “shpagim”.

 ??  ?? Çast nga një ndeshje mes Partizanit dhe Vllaznisë
Çast nga një ndeshje mes Partizanit dhe Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania