Panorama Sport (Albania)

Sulmuesi Renja: Më mungon goli, shënoj dhe mundim ballshiotë­t

-

Luftëtari ka gjithë kohën e mjaftueshm­e për t’u përgatitur për Bylisin. Sulmuesi Andi Renja, në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport” pohoi se bluzinjtë po përgatiten që të kthehen te fitorja ndaj ballshiotë­ve ndaj kërkohet përqendrim dhe vlerësim maksimal nga gjirokastr­itët. 27-vjeçari krahas rëndësisë që i kushton ndeshjes, tregon objektivin individual dhe të ekipit deri në fund të sezonit.

Andi, në cilën shkollë të futbollit grek jeni formuar si lojtar?

Së pari, më duhet të them se jam nga Korça me origjinë dhe jam formuar si lojtar tek Arisi i Selanikut për 14 vite. Kam provuar eksperienc­a të ndryshme në Greqi dhe jashtë saj. Për Luftëtarin më kanë folur miq dhe shokë të mirë, ndaj dhe pranova të jem pjesë e tij këtë sezon.

Si ndiheni te Luftëtari dhe a e vuani mungesën e golit në start?

Të mos shtirem. Si çdo sulmues, edhe unë dëshiroj të shënoj në çdo ndeshje. Goli më mungon në këto javë, por ndihem mirë kur ekipi merr rezultatin pozitiv. Luftëtari është një skuadër që brenda saj ka përvojën dhe dëshirën e të rinjve. Jam 27 vjeç dhe me përvojën time dua të transmetoj te të rinjtë pasionin dhe dëshirën për t’u bërë lojtarë të denjë për të ardhmen e tyre. Që të rinjtë të ecin përpara dhe të jenë lojtarë me perspektiv­ë u duhet të punojnë sa më shumë. Luftëtari ka prodhuar lojë në javët e fundit, por pikët i kanë munguar. Si jeni ndierë pas rezultatev­e jo të mira, aq më shumë që ndëshkimi u ka ardhur në kohën shtesë në Korçë?

Të vjen keq kur lufton për pikët dhe në sekondat e fundit ndëshkohes­h. Ndeshjen duhet ta fitosh me zgjuarsi dhe jo të biesh pre e gjykimit apo e pakujdesis­ë. Kemi gabuar. Plotësuam 90 minuta të mira dhe në fund jemi penalizuar. Mungesa e eksperienc­ës ka dozën e saj në pikët e humbura. Me Bylisin duhet të tregohemi më të pjekur dhe profesioni­stë. Keni kohën e duhur për ta përgatitur këtë takim.

Çfarë pret Renja nga kjo përballje me Bylisin në shtëpi? Pres atë që e dëshirojnë të gjithë, fitoren. Të shënoja dhe të fitonim do të ishte mrekulli. Akoma s’kam arritur formën time. Është pak e vështirë të ambientohe­m me Superioren. Po mundohem për të arritur nivelin që dua. Si individ dhe si ekip jam i bindur se Luftëtari do të ecë përpara dhe do jetë pjesë e Superiores në fund të kampionati­t. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania