Panorama Sport (Albania)

S’ka panik për Vilën, Çyrbja: Teuta është më lart se çdo ekip

Kalon dëmtimi, mesfushori: Kemi mundësi edhe për të tentuar titullin

- Pra barazimi nuk llogaritet...? I druheni konkurrenc­ës te Teuta? A është i arritshëm titulli? Zamir Qypi

Qetësohet Teuta, nuk ka vend për panik për Emiljano Vilën. Mesfushori dje është parë që të stërvitej normalisht, duke dhënë sinjale të mira. Me ndihmën e terapisë, durrsaku duket se do të jetë gati për javën e 8-të. Përballë Flamurtari­t rikthehet edhe Uendi Vecaj, gjithashtu i rikuperuar. Me një organikë më të plotë, "djemtë e detit" janë të bindur se përballë kuqezinjve fitorja nuk do të diskutohet. I këtij mendimi është edhe Arbër Çyrbja, i cili në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", komenton ecurinë dhe frymën e mirë që ka pushtuar grupin.

Barazuat me Partizanin dhe tashmë jeni në krye, a e kishit menduar një start të tillë?

Ishte një barazim i rëndësishë­m, paçka se fitorja do të ishte më e mira. Duke parë cilësitë që kemi në skuadrën dhe punën e palodhur të stafit teknik, mendoja se në këtë start duhet të kishim 3 pikë më tepër.

A ka një "çelës" suksesi juaj?

Mund të them, fakti që jemi të gjithë në një mendje. Futemi në fushën e lojës vetëm për të fituar dhe japim maksimumin. Pa dyshim që fryma e grupit është për t'u vlerësuar shumë.

Prisni Flamurtari­n e etur për pikë në javën pasardhëse...

Nga viti i kaluar Flamurtari ka bërë shumë ndryshime. Jo vetëm në staf, por edhe organikë. Teuta mendoj që është shumë më lart se ekipet e tjera në këtë sezon. Gjithsesi, parashikoj një ndeshje shumë të vështirë ndaj Flamurtari­t. Ka një atmosferë pozitive në ekip. Jemi duke u stërvitur në qetësi dhe të motivuar në këtë ndeshje. Kemi përballuar me sukses skuadra që janë akoma më të forta dhe ia kemi dalë. Kjo varet nga rrjedha e lojës. Të shohim si do të shkojë. Nëse luajmë si me Partizanin, mendoj se këtë herë fitorja do jetë e jona.

A keni marrë plotësisht veten nga dëmtimi ?

Jam në gjendje optimale dhe i gatshëm për të ndihmuar skuadrën. Konkurrenc­ë ka në çdo skuadër, por nuk ka vend për frikë. Në fund të fundit ajo shërben për të mobilizuar më shumë. Një "garë" e tillë të bën gjithnjë mirë. Kemi besimin, por që t'ia dalim, nuk duhet ta humbasim asnjëherë. Është pak e vështirë për të dalë në konkluzion­e, pasi vetëm 7 javë janë luajtur. Me ekipin që Teuta ka dhe me këtë që ka treguar, është e mundur që të tentojnë titullin. Pse jo?!

Vërejmë se jeni shumë të lidhur me stafin. Cila është marrëdhëni­a e lojtarëve me trajnerin?

Marrëdhëni­et janë tejet të mira. Dhe kjo reflektohe­t edhe në fushën e lojës. Madje ky është një faktor që kemi një ecuri të mirë deri në këtë fazë të kampionati­t.

Po mes lojtarëve si shkojnë punët?

Jashtëzako­nisht të mira. Ne jemi si një familje dhe nuk jemi të ndarë në grupe. Kjo na ndihmon dhe në ecurinë e deritanish­me.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania