Panorama Sport (Albania)

Pezullime e gjoba tek inferiorët, Rama i Kastriotit dënohet 8 ndeshje

-

Komisioni i Disiplinës ka vepruar me “dorë të hekurt”ndaj ekipeve të kategorive inferiore. Dënimin më të rëndë për atë çfarë ka ndodhur në ndeshjet e javës së fundit e ka marrë Gëzim Rama, pjesëtar i stafit teknik të Kastriotit, i cili është dënuar me 8 ndeshje pezullim për sjellje josportive. Devolli është gjobitur për sjelljen e tifozëve në ndeshjen me Lushnjën, kurse Apolonia e Erzeni janë paralajmër­uar. Dënime në masë janë dhënë për futbollist­ë të ndryshëm të Kategorisë së Dytë dhe të kampionate­ve të moshave. Vendimet e plota të Disiplinës

1.Zyrtari i KF “Kastrioti”, Gëzim Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktivitete­t.

2.KF “Erzeni” paralajmër­ohet se në rast përsëritje­je të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregullore­t e tjera të FSHF.

3.KF “Devolli”, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë. Në aplikim të Nenit 116 të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

4.KF “Apolonia” paralajmër­ohet se në rast përsëritje­je të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregullore­t e tjera të FSHF.

5.Lojtari i KF “Përmeti”, Fatjon Qamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktivitete­t.

6.Lojtari i KF “Këlcyra”, Mateo Bilo, për goditje ndaj kundërshta­rit, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktivitete­t.

7.Lojtari i KF “Naftëtari”, Ersid Aliaj, për goditje ndaj kundërshta­rit, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktivitete­t.

8.Lojtari i KF “Vllaznia” U-19, Erinis Mataj, për goditje ndaj kundërshta­rit, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktivitete­t.

9.Lojtari i KF “Shkodra” U-19, Albis Talani, për goditje ndaj kundërshta­rit, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktivitete­t.

10.Lojtari i KF “Flamurtari” U-17, Ensar Idrizi, për goditje ndaj kundërshta­rit, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktivitete­t.

11.Lojtari i KF “Teuta” U-17, Mateo Hyka, për goditje ndaj kundërshta­rit, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktivitete­t.

14.Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Egnatia”, Eduard Thartori dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania