Panorama Sport (Albania)

Besa, mbrojtja bën me dhimbje koke Maganin

Kavajasit shënojnë të parët rregullish­t, por fusin ujë prapa

- FERIZ FERIZAJ

Treguesit e Besës në këto 4 javë të para janë kontradikt­orë. Kavajasit kanë shënuar gjithnjë të parët në 4 ndeshjet e deritanish­me, ndaj Orikut, Elbasanit, Lushnjës dhe Turbinës, madje ndaj 3 kundërshta­rëve të fundit dy gola, por më pas ka hasur vështirësi. Paradoksi qëndron në mënyrën si i ka humbur pikët dhe si i ka pësuar golat. Ky fakt e ka shqetësuar dhe nervozuar jo pak trajnerin Gugash Magani.

MAGANI - Peqinasi i stolit të Besës e pranon këtë handikap. “Është e vërtetë që kemi shënuar të parët në çdo takim dhe mënyra si i kemi pësuar golat më ka lënë shije të keqe. Në Orikum thuajse ia dhuruam golat kundërshta­rit. Në Lushnjë po ashtu pësuam 3 gola, të gjithë në qendër të mbrojtjes, ku kemi lojtarët më me përvojë. I njëjti rrezik edhe me Turbinën. Për një trajner detyra primare është ta çojë ekipin sa më shpejt në sulm dhe ne këtë e kemi bërë, kemi shënuar dhe shpërdorua­r. Mendoj se herë vetëkënaqë­sia dhe herë egoizmi apo mungesa e përvojës kanë bërë që ne të shpërdoroj­më raste flagrante. Dihen pasojat, vetëm 6 pikë në 4 javë, kur duhej të kishim më shumë. Këto ditë po punojmë fort pikërisht në korrigjimi­n e këtij defekti. Kundër Ilirisë do të jemi plotësisht gati. Besa po vuan edhe nga faktorë të tjerë. Jemi ekipi i vetëm në Grupin B që luajmë vetëm jashtë dhe na mungojnë tifozët që nga java e parë. Nuk është pak për një ekip futbolli, pa llogaritur moshën e re në ekip. Të rinjtë kanë nevojë për karikim e mbështetje­n e publikut, që i ka munguar. E kam thënë dhe e përsëris se në dhjetor do të shihni një Besë ndryshe. Kam besim të madh te ky grup që po rritet. Na duhet të korrigjojm­ë prapavijën dhe pikët do të vijnë. Besa shënon rregullish­t dhe kjo është një garanci”.

MIQËSORJA - Besa do të luajë nesër një ndeshje miqësore në stadiumin e Peqinit me Shkumbinin vendës. Një test, që do t’i shërbejë trajnerit Gugash Magani të stabilizoj­ë repartin e prapavijës, pikën më të dobët të skuadrës deri në këtë moment të kampionati­t, por edhe të ambientohe­t më mirë me atë fushë, ku besohet se do t’i luajë tashmë të gjitha ndeshjet si pritëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania