Panorama Sport (Albania)

Ibrahimlla­ri bën “mea culpa”: Kemi neglizhuar

27-vjeçari i formacioni­t verdhejesh­il mungon me Orikun

- ALBAN ALUSHI

Lushnja shënon rreg ullisht, por edhe pë son. Këtë sezon skuadra lushnjare luan me dy qendërmbro­jtës të rinj në formacion. Beqir Ibrahimlla­ri, 27 vjeç, vjen nga Egnatia dhe është aktivizuar në 4 ndeshje të plota, ku është ndëshkuar me 4 kartonë të verdhë dhe ka shënuar një gol vendimtar ndaj Besës, duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij. Në krah të tij është aktivizuar në 3 ndeshje edhe 21vjeçari kavajas, Denis Brahimaj, kurse lushnjari Adriatik Basha në një ndeshje. Në këto 4 javë Lushnja ka pësuar 6 gola dhe kjo konsideroh­et një shifër mjaft e lartë për një skuadër që pretendon vendin e parë në grup.

IBRAHIMLLA­RI – Për gazetën “Panorama Sport” ka folur qendërmbro­jtësi Ibrahimlla­ri, i cili ka pohuar se kritikat për mbrojtjen nga ana e trajnerit Ilir Gjyla janë të drejta. “Po, kemi pësuar gola më shumë për neglizhenc­ën tonën se për meritë të kundërshta­rit. Kritikat janë të drejta dhe duhet të jemi më të kujdesshëm. Po punojmë për të arritur aty ku duhet. Por janë ndeshjet e fillimit dhe ekipi do të bëhet edhe më i fortë.

Nuk duhet të mërzitemi, sepse do ta rimarrim vendin e parë. Tani ka një ndërprerje dhe do të punojmë shumë. Unë debutoj këtë sezon te Lushnja dhe ndjehem i privilegju­ar që luaj me një skuadër që ka kaq peshë në kampionat. Ndjehem shumë i vlerësuar, sepse është një klub shumë korrekt nga ana financiare. Mendoj se do të përmirësoh­emi dhe do të eliminojmë gabimet që mbrojtja e Lushnjës të mos pësojë siç ka pësuar deri më tani. Për këtë duhet të punojmë shumë”, thekson mbrojtësi i Lushnjës, i cili ka kontribuua­r edhe në sulm. “Jam shumë i kënaqur që kam kontribuua­r për sulmin. Me Besën dhashë një asist në golin e parë dhe shënova golin e fitores. Ishte goli i parë me Lushnjën, që ua dedikova shokëve, stafit dhe tifozëve tanë. Megjithatë, është e trishtuesh­me të jetë një skuadër kaq e mirë si Lushnja në vendin e dytë. Vendi i parë është për atë që gabon më pak dhe e rëndësishm­e është që pësimi të na bëhet mësim. Me Orikun nuk do të jem, sepse jam i skualifiku­ar nga kartonët, por jam i bindur se do të rikthehemi te fitorja dhe vendi i parë”, përfundoi Ibrahimlla­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania