Panorama Sport (Albania)

Dibrës s’i pëlqen vendi i dytë, e do Besëlidhje­n në krye

-

Besëlidhja e ka fokusuar punën te ndeshja e javës së pestë të kampionati­t, që është një transfertë e vështirë. Luan në Pukë me Tërbunin dhe trajneri Elvis Plori po bën gjithçka që skuadra të jetë sa më e gatshme për ta fituar këtë ndeshje, sepse lezhjanëve nuk u lejohen gabime. Kanë deficit pikësh pas këtyre katër javësh dhe nuk mund të humbin të tjera ndeshje. Kapiteni i Besëlidhje­s, 27vjeçari shkodran, Kledi Dibra, në një prononcim për “Panorama Sport”, thekson: “Tashmë kampionati ka hyrë në rrjedhat e tij normale, pasi janë luajtur 4 javë dhe ne renditemi të dytët në tabelë. Është një pozitë që duhet ta lëmë sa më parë për të kapur kreun. Këtë fundjavë e kemi pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, ndaj dhe pushimin do ta shfrytëzoj­më për t’u përgatitur seriozisht, duke minimizuar gabimet që na hoqën 2 pikë në shtëpi ndaj Egnatias. Deri 15 minuta para mbylljes së ndeshjes ishim 2-0, por më pas u ndëshkuam. Javën e 5-të do ta luajmë në Pukë ndaj Tërbunit, një sfidë që po e vlerësojmë aq sa i takon kundërshta­rit. Besëlidhja është një ndër ekipet kryesore të Grupit A dhe kërkon ngjitjen në Superiore. Nuk mund të ketë tjetër objektiv përveçse rikthimit në elitë. Dhe në Superiore shkojmë duke fituar në çdo fushë. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të luaj me këtë fanellë në Superiore, ky do të jetë edhe gëzimi im i karrierës së deritanish­me në futboll. Duke parë gjendjen aktuale të ekipit dhe ditët që kemi në dispozicio­n për t’u përgatitur, besoj se nga Puka nuk do të kthehemi pa pikë”, theksoi kapiteni i lezhjanëve, Dibra. Besëlidhja është shumë pranë kreut, por pikët e lëna në Lezhë me Egnatian vazhdojnë të djegin akoma, sepse në fund, kur të bëhen llogaritë, gabimet në shtëpi kushtojnë shumë. Fitorja në Pukë do ta bënte edhe më optimiste situatën, ndaj dhe lezhjanët janë të përqendrua­r për ta kaluar me sukses në transfertë. Preng GJIKOLA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania