Panorama Sport (Albania)

Partizani, presidenti Huqi: Në Bosnje për kualifikim­in

"Fitorja në miqësore ndaj Aris Selanikut na shtoi besimin"

- ARTIN LLESHAJ

Rikthimi i volejbolli­t shqiptar në Kupat e Europës në rang klubesh nuk mund të shkonte më mirë. Kjo për meritë të skuadrës së femrave të Partizanit, që të mërkurën dhuroi paraqitje mbresëlënë­se duke thyer 3-1 në takimin e parë të Champions-it, Zok Bimal Jedinstvo Brcko, kampionen e Bosnje-Hercegovin­ës. Të kuqet bënë një paraqitje fantastike, duke përmbysur një ekip me eksperienc­ë në arenën ndërkombët­ar dhe duke treguar se volejbolli jonë nuk merr pjesë sa për numër në të tilla evente. Pas një dominimi dyvjeçar në arenën kombëtare, ku ka arritur të fitojë dy herë titullin dhe po kaq herë Kupën e Shqipërisë, tashmë kryeqyteta­set kalojnë në një tjetër nivel. Një meritë të jashtëzako­nshme për këtë ka presidenti i skuadrës kryeqyteta­se Rogert Huqi. Falë një merkatoje të jashtëzako­nshme duke afruar lojtare të rëndësishm­e nga jashtë, si Romana Hudeçova (Sllovaki), Yeliz Basa (Turqi), Kaylee Manns (SHBA) dhe Benitha Mukandayis­enga (Ruanda), apo afrimeve nga brenda kampionati­t shqiptar si Kushi, Nezaj, Picaku dhe Gjermeni, ekipi duket më se i kompletuar dhe shikohet si favorit absolut për fitimin e të gjitha trofeve kombëtare. Gjithashtu, vendin e lënë bosh në bankinë nga trajneri Roland Tarja, e mori tekniku turk Nejat Sançak.

FLET PRESIDENTI HUQI

Pas debutimit të mbarë në Europë, në një prononcim për "Panorama Sport", presidenti

Rogert Huqi do ta komentonte kështu paraqitjen e skuadrës së tij ndaj skuadrës boshnjake: "E dinim që do të ishte shumë e vështirë dhe kishim gjithë javës që përgatites­him për këtë ndeshje. E prisnim këtë paraqitje, pasi i dimë cilësitë e lojtareve tona. Megjithëse grupi është i ri dhe s'kemi bërë shumë ndeshje, përsëri arritëm të ishim në një nivel të lartë, duke dhuruar emocione pafund".

Huqi është shumë optimist për kualifikim­in për në raundin e dytë, ndërsa thotë që suksesi i arritur në miqësore dy javë më parë ndaj ekipit grek Aris, e rriti shumë vetëbesimi­n e skuadrës: "Ndeshja e fundit miqësore kundër Aris na dha shumë besim që kjo skuadër mund ta kalojë turin e parë. Kemi përballë një ekip që ndryshe nga ne, sezonet e fundit ka marrë pjesë në Champions, kjo u pa qartë në setin e parë kur emocionet s'na lanë të dilnim në lojën tonë. Tani e njohim kundërshta­rin më mirë dhe gjatë kësaj jave do të punojmë që të korrigjojm­ë gabimet që u shfaqën në këtë takim. Presim një ndeshje me të fortë dhe kemi shumë besim që do ta kalojmë këtë tur". Në fund, i pyetur se nëse do të ketë premio për skuadrën në qoftë se arrin të kualifikoh­et, ai thotë: "Si gjithmonë Partizani përqendroh­et vetëm te ndeshjet dhe kurrë nuk ka aplikuar ndonjë premio për ndonjë trofe apo kalim turi. Por si gjithmonë, klubi ka marrë masat e duhura në shpërblimi­n e lojtareve, pasi ato kanë arritur suksese", përfundon presidenti i skuadrës së femrave të Partizanit.

 ??  ?? Foto: F. Hazisllari
Foto: F. Hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania