Panorama Sport (Albania)

“E merituam, mjaft na kritikuat edhe kur fitojmë”

-

Holandezët vuajtën dje kundër Irlandës së Veriut dhe kjo më së shumti pasi golat i gjetën me vështirësi. Për të përmbysur një ndeshje tejet delikate mendoi Memfis Depaj me dy gola, i cili deri tani ka koleksionu­ar 5 gola dhe 9 asiste në këto eliminator­e. "Nuk e kuptoj pse e kemi kaq të vështirë t'i mbyllim ndeshjet më shpejt, por jam i lumtur për fitoren", ka thënë Depaj pas ndeshjes. Ndërkaq, Van Der Vart e ka ngacmuar nga studiot televizive duke i thënë se dje ishte më tepër nervoz se sa duhej dhe për pasojë tentativat e tij deri në minutën e 80-të kishin dështuar. "Nuk është e vërtetë, iu përgjigj Depaj. - Thjesht Irlanda e Veriut është një ekip shumë fizik që luan me forca të shumta mbrapa. Ti duhet ta dish mirë se sa ashpër markojnë ata. Ne patëm meritën që u treguam të duruar dhe e dinim se ata do të lodheshin. Natyrisht, na i komplikoi gjërat goli i tyre, por më pas arritëm të merrnim atë që donim", u shpreh sulmuesi i Olimpik Lionit. Ai më tej ka saktësuar edhe se si ndryshoi situata në pjesën e dytë, teksa Kuman u kishte kërkuar me ngulm që të luanin shpejt dhe me një takim në zonat e ngushta, në afërsi të portës kundërshta­re. "Pas golit të barazimit e nuhata se goli i dytë ishte në ajër. Trajneri na dha disa herë porosinë që të luanim shpejt dhe me një takim kur afroheshim te zona dhe mendoj se kjo i çorien

toi disi rivalët. Më vjen mirë për Luk de Jong, pasi e priste atë gol prej kohësh dhe çfarë goli që ishte... Uh, e pabesueshm­e. Për një moment mendova se doli topi jashtë. Kartoni i verdhë? Isha i nervozuar, sepse minutat po iknin dhe për një moment mendova se po hidhnim në erë gjithçka, por për fat ia

dolëm mbanë. Ndërkaq më vjen keq që pas një fitoreje dramatike, por shumë të merituar, ka kaq shumë kritika. Duhet të na mirëkupton­i, dikush duhet t'i hedhë një sy edhe axhendës së ndeshjeve që pjesa më e madhe e lojtarëve tanë kanë bërë muajin e fundit...", u shpreh Depaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania