Panorama Sport (Albania)

Barazim ndaj Senegalit, Brazili vijon me ecurinë negative

Tri ndeshje radhazi pa fitore, Nejmarit i prishet festa

-

Brazili luajti dje miqësoren e radhës. Në Singapor u përball me Sinegalin, por pavarësish­t forcës së rivalit, Nejmar me shokët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Ky rezultat bën që të besuarit e Tites të regjistroj­në sfidën e tretë radhazi, ku nuk dalin dot me pikë të plota, pavarësish­t se rezultati i djeshëm është krejtësish­t pa vlerë. “Seleçao” zbriti në fushë me formacioni­n më të mirë të mundshëm dhe përveç yllit të PSG-së (në ndeshjen e 100-të në kombëtare) nuk munguan edhe emra të mëdhenj si Dani Alvesh apo Tiago Silva. Vija e parë do

t’i fuste të dridhurat çdo mbrojtjeje, por as Nejmar, e aq më pak Gabriel Zhesus nuk mundën të gjejnë rrugën e rrjetës. Në fakt, goli për brazilianë­t erdhi shumë shpejt, pasi në minutën e nëntë, Firmino shënoi në mënyrë spektakola­re. I ndodhur në të djathtë të zonës, bomberi i Liverpulit lëshoi një silur

që pasi tronditi traversën, përfundoi pas shpinës së Gomis. Nuk munguan rastet për ekipin e Tites, me Kasemiro e Artur që tentuan gjithashtu nga distanca, por shënjestra e mesfushorë­ve të Realit e Barçës nuk ishte në nivelin e duhur e për pasojë 45 minutat e para u mbyllën në avantazhin e një goli për Brazilin. Pjesa e dytë nisi menjëherë vrullshëm për Senegalin me Ismaila Sarr, që pasi futet në zonë, ndalet nga Kasemiro në mënyrë të parregullt. Për arbitrin nuk ka dyshime dhe afrikanët fitojnë një penallti e cila shndërrohe­t në gol nga Diedu që qëndron i ftohtë përballë Ederson. Riçarlison e Everton hidhen në fushë për të korrigjuar një rezultat që do të mbetet i pandryshue­shëm deri në fund, pavarësish­t pesë minutave shtesë dhe pavarësish­t këmbëngulj­es së brazilianë­ve që regjistroj­në një tjetër barazim në kalendarin e miqësoreve të tyre në 6 javët e fundit.

 ??  ?? Nejmar dhe Bebeto, me fanellën speciale për Nejmar
Nejmar dhe Bebeto, me fanellën speciale për Nejmar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania