Panorama Sport (Albania)

Anglia, për një biletë në Çeki

Sauthgejt sqaron kërcënimin për racizmin: Nëse do ketë fyerje, ne do lëmë fushën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ta mbyllin sa më parë. Për futbol listët e kombëtares angleze, ndeshja në Pragë kundër Republikës Çeke është shansi jo vetëm për të provuar disa ide të reja të trajnerit Garet Sauthgejt, por edhe për të siguruar kualifikim­in në finalet e Europianit. Me një fitore sot në “Sinobo Stadium”, ishullorët do të kualifikoh­eshin në finalet e Europianit të verës së ardhshme. Përpara nisjes drejt Pragës, Garet Sauthgejt humbi edhe shërbimet e mesfushori­t të Lestërit, Xhejms Medison për shkak të një gjendjeje gripale. Por ai po planifikon që t’i japë shansin e debutimit nga minuta e parë mesfushori­t të Çelsit, Mejson Maunt. Në fakt, tema kryesore e konferencë­s së djeshme të trajnerit të “Tre Luanëve” ishte plani i tij për tërhequr skuadrën nga fusha në rast se do të ketë rishfaqje të sjelljes raciste në kualifikue­sen kundër Bullgarisë të hënën në Sofje. Stadiumi “Vasil Levski” do të jetë i mbyllur pjesërisht në këtë ndeshje për shkak të fyerjeve raciste të tifozëve vendës në kualifikue­sen kundër Malit të Zi dhe Kosovës. Anglezët e vuajtën vetëm racizmin ndaj lojtarëve me ngjyrë në fitoren ndaj Malit të Zi në Podgoricë në fillim të këtyre kualifikue­seve, por tani kanë ndërmend që të braktisin fushën nëse sjellje të tilla do të përsëriten. “Ka një proces në UEFA dhe ne duhet t’i qëndrojmë besnik atij procesi. Gjithçka tjetër është hipotetike, sepse ne nuk e dimë se në cilën situatë do të ndodhemi”, tha Sauthgejt. “Gjëja më e rëndësishm­e për mua është që të gjithë lojtarët dhe i gjithë stafi të dinë se janë të mbështetur. Duke qenë se ne vuajtëm një situatë të tillë në Malin e Zi, donim që të ishim të qartë se kjo mund të përsëritej edhe në të ardhmen. Jemi shumë të qartë për këtë. Ne duam që futbollist­ët të jenë të përqendrua­r te futbolli dhe të gjykohen për lojën. Ajo që unë duhet të bëj, është të siguroj një ambient të sigurt për ata që luajnë. Nëse do të ketë thirrje raciste, ne do të respektojm­ë protokolle­t e UEFA-s”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania