Panorama Sport (Albania)

“Foden do zëvendësoj­ë Silvën, nuk e shes as për 500 mln”

- TRIPLETA

Pep Guardiola ka një lojtar të “përkëdhelu­r” te Mançester Siti. E pranon në çdo dalje se ndihet në faj me të, sepse nuk e aktivizon sa duhet, por për atë që dikur e ka cilësuar Andres Iniestën e ri, ai ka plane të mëdha. Trajneri katalanas thotë se Fill Fodenin e pret një e ardhme e ndritur dhe se Siti nuk do ta shiste mesfushori­n e talentuar as për 500 milionë euro. Pep është kritikuar shumë për aktivizimi­n me pikatore të talentit të akademisë, por në librin e tij të fundit “Siti i Pepit, ndërtimi i një Superskuad­re”, ai premton se sezonin e ardhshëm, pas largimit të David Silvës, Foden do të jetë pasuesi natyral i spanjollit. “Ne nuk i dhamë Fodenit një kontratë të re rastësisht. Ai është i vetmi futbollist që nuk mund të shitet për asnjë rrethanë, i vetmi. As për 500 milionë euro. Fill nuk do të shkojë asgjëkund. Fill është Siti. Ne nuk do të blejmë asnjë lojtar tjetër për atë pozicion. Kur David Silva të largohet, ne e dimë me saktësi se cili do të jetë magjistari ynë i ri”, thotë Guardiola për 19-vjeçarin.

– Në libër zbulohet edhe sesi Guardiola i frymëzoi lojtarët e tij për të fituar tripletën në Angli pas eliminimit dramatik nga Totenhemi në gjysmëfina­let e Champions-it sezonin e shkuar. “Qytetarët” menduan se u kualifikua­n në finale, kur Sterling shënoi në shtesë golin e përmbysjes, por pak sekonda më vonë festa ia lë vendin dëshpërimi­t, pasi VAR vendosi anulimin e golit. 60 orë më pas, Siti kishte një tjetër ndeshje me Totenhemin, kësaj radhe në kampionat, e cila mund të kishte pasur pasoja shkatërrim­tare në garën për titull me Liverpulin. “Jam krenar për ju. E di që ndiheni si m.. dhe mendoni se nuk është e drejtë. Por pikërisht këtë do të bëjmë në këtë moment. Do të hamë këtë m... që duhet të hamë. Duhet ende të luftojmë për gjithçka na ka mbetur”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania