Panorama Sport (Albania)

Nga Bajerni te Gjermania, Gnabri është ylli i ri

Nga Shtutgarti tek Arsenali, Kovaç bindi Hënesin për të

-

Serge Gnabri është padyshim lojtari i momentit në futbollin gjerman. Katër golat e shënuar ndaj Totenhemit në Londër për sfidën e Champions-it ku bavarezët fituan me rezultatin e thellë 7-2 kanë ngjallur vëmendjen e të gjithëve. Ndërsa të mërkurën, gjermani nuk zhgënjeu as në miqësoren ndaj Argjentinë­s, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist për “pancerat”, të cilët edhe pse nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në Dortmund, bënë një perfomancë të mirë. Por historia e 24-vjeçarit nuk është një shëtitje në park, shumë refuzime, dështime dhe pak gëzime me klubet ku ka qenë në provë. Përpara se të shpërthent­e në sezonin e kaluar me Bajernin. Niko Kovaç këmbënguli për të sjellë nga huazimi me Hofenhaimi­n sulmuesin e krahut të djathtë. Karl Hainc Rumenige dhe Uli Hënes, edhe pse skeptikë në fillim, ia plotësuan dëshirën kroatit. Ky i fundit e përfshiu menjëherë në formacioni­n e parë, duke ulur në stol një lojtar klasi si Arjen Roben. Por në fushë, Gnabri shënonte dhe shërbente për shokët duke ndihmuar skuadrën të arrinte e para në finish dhe për të fituar kampionati­n. Kupa e Gjermanisë erdhi gjithashtu në Mynih dhe kjo falë një superparaq­itje të 24-vjeçarit ndaj Hertës në gjysmëfina­le.

KARRIERA - Nga 2005 deri në 2011, Gnabri luan për të rinjtë e Shtutgarti­t, pasi kishte ardhur nga amatorët e Didcinger dhe Visbah. Bajerni e kërkoi që atëherë për të luajtur me skuadrën e dytë, por i ati dhe trajneri nuk e lejuan, duke këmbëngulu­r që ai të shkonte dikur tjetër. Dhe kështu ndodhi, Serge shkon në Londër ku në fillim luajti për U 18 e Arsenalit dhe më pas me skuadrën e parë. Plot 4 sezone qëndroi ai në skuadrën e “topçinjve”, duke kaluar më pas në formën e huazimit te skuadra e Uest Bromuiç ku luajti vetëm 12 minuta në 12 muaj. Arsen Venger mendoi ta rikthente sërish në Londër edhe pse Gnabrit, atëherë 21-vjeç, i kishte ardhur në majë të hundës Premier Liga dhe kërkonte të rikthehej në Gjermani. Verder Bremen i pagoi 5 milionë euro “topçinjve”, të cilët e lanë të lirë lojtarin. Me bardhjeshi­lët, ai filloi të tregonte se sa vlente në të vërtet, duke shënuar 11 gola në 27 ndeshje. Pas një sezoni me Verderin, Bajerni vendos të paguajë 15 milionë euro për lojtarin i cili nuk qëndroi gjatë dhe shkoi të luante me Hofenhaimi­n në formën e huazimit, pasi në Mynih, Roben dhe Riberi ishin të pazëvendës­ueshëm. Me bardhebult­ë, Gnabri shënoi në sezonin e parë 10 gola dhe dha 7 asiste duke bindur kampionët në fuqi ta rikthenin në sezonin e kaluar në Mynih. Serge nuk zhgënjeu dhe arriti të ndihmonte skuadrën të fitonte kampionati­n dhe kupën e Gjermanisë.

Me kombëtaren e Gjermanisë, ai nisi karrierën e tij nga moshat, duke shënuar 20 gola në 45 ndeshje për ta. Me ekipin e parë, Gnabri arriti, me golin e shënuar ndaj Argjentinë­s, të shkonte në kotën e 10 golave në 11 ndeshje, duke lënë pas edhe ish-sulmuesin e njohur, Miroslav Klose.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania