Panorama Sport (Albania)

Kimish, kundër Kovaçit: Myleri s’është rezervë

-

Një Bajern pa Tomas Myler? Për Joshua Kimish as që mendohet të ndodh. Këtë e pohoi lojtari ditën e mërkurë pas ndeshjes ndaj Argjentinë­s kur foli për “Bild sport”. “Ai është simboli i skuadrës së Bajernit, ashtu siç kanë qenë Filip Lahm dhe Bastian Shvainshta­iger”, tha Kimish.

Myler deklaroi në fillim të javës se po mendonte të largohej nga skuadra e Bajernit, pasi trajneri Niko Kovaç nuk e kishte më në planet e tij. Prej pesë ndeshjesh rresht, gjermani ka nisur takimin nga stoli, duke luajtur shumë pak minuta. “Një trajner duhet të marrë vendime të vështira përpara çdo ndeshjeje, por kam kuptuar se ai(Kovaç) po përdor një trend ndryshe nga të tjerët. Kjo nuk më bën të lumtur, ndaj, ndoshta, ka ardhur koha të mendoj diçka tjetër”, u shpreh ish-kampioni i Botës në 2014 me kombëtaren gjermane. Kimsih e kupton frustrimin e Mylerit duke thënë se: “Është e qartë që Tomas nuk është i lumtur me situatën. Ai kërkon të luaj sa më shumë. Duhet ta pranojmë se sa herë ka qenë në fushën e lojës, na ka ndihmuar shumë, duke na dhënë freski në aksionet sulmuese. Ai është një lojtar i vështirë për t’u markuar nga kundërshta­ri, cilësitë e tij janë të padiskutue­shme. E kuptoj që të qëndrosh 5 ndeshje rresht në stol është e pakëndshme. Askush nuk është i lumtur në situata të tilla”.

Pas ardhjes së Felipe Kutinjos nuk ka patur më vend për Tomas Myler në skuadrën e Bajernit. Trajneri Kovaç trazoi jo pak ujërat pas ndeshjes me Hofenhaimi­n, kur u shpreh se: “Kur skuadra të ketë nevojë, atëherë Tomas do të marrë minutat e tij”, fjalë që kanë ndezur Mylerin, i cili mund të bëjë gati valixhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania