Panorama Sport (Albania)

Pioli, ringjallja e Milanit në 3 lëvizje

Pamja e re e “Djallit”, Bilia në kabinën e “regjisë” dhe Leao “alla” Kieza

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Intensitet dhe fitore. Me këto dy fjalë nis revolu cioni kuqezi i drejtuar nga Stefano Piolit. Trajneri i ri ka drejtuar dje dy stërvitjet e radhës dhe konceptet janë deri diku të thjeshta. Ai do t’i rikthehet 4-3-3-shit dhe në kokë ka idetë nga ku do të nisë punën e tij.

SENATORËT – Nëse drejtori Boban mendon se ekipit i mungon përvoja, Pioli mendon t’ia shtojë këtë karakteris­tikë me Lukas Bilian. Në kohët e Lacios, trajner e lojtar ishin aq shumë të lidhur, sa që edhe shiriti iu hoq Kandrevës për t’ia besuar argjentina­sit. Megjithëse 33 vjeç, mesfushori është gati të drejtojë Milanin nga regjia, sigurisht nën udhëzimet e Piolit krah të cilit ka zhvilluar edhe sezonet më të mira që kur luan në Itali. Bonaventur­a në treshen e mesfushës dhe prapavija duken dy pika të tjera nga ku Pioli do të kërkojë ringirjten e “Djallit”, por deri të dielën, më 20 tetor (ndeshja ndaj Leçes), do të jenë kryer disa eksperimen­te dhe “telajo” e Milanit do të ketë një pamje më të qartë.

LEAO “ALLA” KIEZA Tri sezone më parë, Federiko Kieza ishte 19 vjeç, njihej shumë pak dhe me Fiorentinë­n, kishte koleksionu­ar 17 prezenca. Vitin pasardhës, skuadra kalonte në duart e Stefano Piolit dhe talenti vjollcë dyfishonte numrin e ndeshjeve, duke shtuar në CV 12 gola dhe thirrjen për herë të parë në kombëtare. Situata është e ngjashme me Rafael Leoan, i cili njihet pak, por me Piolin mund të ndryshojë regjistër. Portugezi vjet luante si sulmues i dytë te Lila, ndërsa te Milani “piolian” mund ta gjejë veten sulmues krahu. Portugezi është njeriu më në formë te Milani dhe trajneri në konferencë­n e prezantimi­t deklaroi: “Leao ka shumë potencial e duhet shfrytëzua­r”. Nëse nuk është një sinjal për formacioni­n, diçka e ngjashme duhet të jetë patjetër.

“FISHEKË” PËR PIONTEK – Piolin e cilësojnë si një trajner që i pëlqen të sulmojë pa cenuar ekuilibrat, megjithatë kudo që ka qenë, sulmuesit e tij kanë shënuar gjithmonë. Ky është një lajm i mirë për Milanin që ka gjetur rrugën e golit vetëm 6 herë në 7 ndeshje, por edhe për Kristof Piontekun, që dy golat e realizuar në këtë kampionat i ka shënuar me 11metërsha. Ikardi (26), Kieza (12), Simeone (14), Kloze (15), Kandreva (12), Xhilardino (13), Pelisier (13), Di Vaio (11) janë vetëm disa nga rastet kur dora “taktike” e Piolit është ndier nga sulmuesit që kanë transformu­ar në “ar” gjithçka kanë prekur. Këtë trend do të mund ta shfrytëzoj­në edhe Rebiç e Kastijeho, teksa edhe Suso do të ketë shansin të rigjejë të majtën e tij, e cila këtë sezon nuk e ka shkaktuar ende dëmin e parë te rivalët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania