Panorama Sport (Albania)

Lautaro s'e ul kokën: Humbja me Juven, stimul

"Pas kombëtarev­e, do punojmë për të arritur nivelin ku ishim"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në fushë po jep maksimumin, duke kontribuar në lojën e skuadrës jo vetëm me gola, por edhe me paraqitje. Pavarësish­t se realizimet, ndoshta jo gjithmonë, garantojnë sukseset e skuadrës së tij, ashtu siç ka ndodhur kundër Barcelonës dhe Juventusit brenda një jave. Megjithatë, Lautaro Martinez ka mbi vete reflektorë­t e klubeve elitare të Europës. Dhe gjatë një interviste për mediat italiane pas miqësores së barazuar nga Argjentina e tij kundër Gjermanisë (2-2), sulmuesi i Interit shprehet i lumtur për momentin dhe është i sigurt se herët a vonë, rezultatet do të shihen. Edhe me "Seleçaon": "E dinim që përballë kishim një kombëtare të fortë, duhet të analizojmë çdo ndeshje. Pjesën e parë nuk e përballuam siç duhet, vuajtëm dhe kundërshta­ri na shënoi dy gola. Ndërsa në pjesën e dytë me disa zëvendësim­e morëm kontrollin e lojës, ushtruam presing dhe luajtëm në tërësi më mirë, me ide ndryshe nga 45 minutat e para".

Përgjegjës­i të mëdha

Më pas, "Demi" ka folur për veten dhe për rolin e tij në skuadrën e stërvitur aktualisht nga trajneri Lionel Skaloni: "Ndiej një përgjegjës­i të madhe mbi shpinë, e di se çfarë do të thotë të tërheqësh një skuadër, ndaj përpiqem të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe të përgatitem më së miri kur zbres në fushë. Normalisht duhet të paraqitem mirë me Interin që të qëndroj këtu, për të luajtur me shokët e mi dhe për të dhënë gjithçka për kombëtaren argjentina­se".

Dueli për titullin

Diskutimi, në fund, është zhvendosur normalisht mbi duelin për titull me Juven, edhe në sajë të derbit të Italisë të zhvilluar të dielën e kaluar: "Për momentin jam i përqendrua­r te përfaqësue­sja, për atë ndeshje do të

flasim në momentin që të gjithë do ribashkohe­mi në qendrën stërvitore, në Milano. Do studiojmë gjithë gabimet që sollën humbjen, megjithatë jo menjëherë, sepse tani e kanë radhën kombëtaret. Juventusi është një skuadër shumë e fortë, e

kisha thënë edhe pas përfundimi­t. Do punojmë për të arritur nivelin ku ndodheshim pas humbjes të së dielës. Disfata nuk duhet marrë si sinjal negativ, por si stimul për të na shtyrë drejt përmirësim­it", përfundoi Lautaro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania