Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Interi për titull, Perisiçin mund ta mbajmë

Ish-lojtari i zikaltërve shprehet optimist për ecurinë e skuadrës së Antonio Kontes

-

Interi po kalon një formë të mirë në këtë fillim kampionati, teksa në 7 ndeshje, kanë marrë 6 fitore dhe 1 humbje, pikërisht atë në fundjavë kundër Juventusit. Për formën e zikaltërve ka folur edhe një ish-lojtar zikaltër, sot në rolin e Drejtorit të Përgjithsh­ëm te Bajerni i Munihut: Karl-Hainc Rumenige, i cili gjatë një interviste për mediat italiane, në kuadër të një eventi të "Gazzetta dello Sport", të organizuar në Trento, është shprehur me optimizëm lidhur me ecurinë e skuadrës së Antonio Kontes: "Interin e shoh shumë mirë, janë paraqitur pozitivish­t në ndeshjet e para, përveç sfidës së humbur kundër Juventusit. Mund të fitojnë kampionati­n këtë vit. Konte po bën një punë shumë të mirë aty, gjëja më e rëndësishm­e është se zikaltrit kanë marrë një trajner me cilësi si ai. Kundër Barcelonës, pashë një ndeshje shumë të mirë të Interit, meritonin edhe golin e dytë. Barça e fitoi me fat atë ndeshje. Interi është një ekip i rindërtuar, duhet pak durim. Lukaku? I kërkohet të shënojë shumë gola, shpresoj t'i bëjë", theksoi 64-vjeçari.

RIBERI DHE PERISIÇ - Gjithashtu, Rumenige foli edhe për kalimin e Frenk Riberisë te Fiorentina, pasi francezi i dha lamtumirën klubit bavarez pikërisht këtë verë: "Montela bëri një veprim të zgjuar që e mori atë te Fiorentina. Kundër Milanit realizoi një gol të bukur. Gjithmonë ka qenë një lojtar shumë i mirë, jo rastësisht ai luajti për 12 vite me Bajernin. Na habiti kur u transferua në Itali, pasi të gjithë prisnim që ai të kalonte në Arabinë

Saudite ose Kinë. Në fund është prekur edhe tema e huazimit të Ivan Perisiçit te Bajerni: "Nuk e përjashtoj shlyerjen, pasi ka zhvilluar një nisje pozitive të sezonit. Kemi një akord me Interin për të biseduar sërish në fund të sezonit, do vlerësojmë gjithçka edhe me lojtarin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania