Panorama Sport (Albania)

Roberto Karlos: Reali im përgatitej me birrë dhe verë

"De Boske na stërviste pasdite, sepse nuk vinte askush"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

“Atmosfera në dhomat e zh veshjes, atmosfera në hotel. Kishte një raport të mirë mes nesh. Më mungon". Në Madrid, me fanellën e Realit, Roberto Karlos kaloi 11 sezone, duke luajtur 527 ndeshje dhe fituar 13 trofe, mes të cilëve 3 Champions. Në ato vite u përfshi nga Pele edhe në listën e 125 lojtarëve më të mirë të gjallë. Tani ish-mbrojtësi brazilian i kujton kohët në "Bernabeu" me nostalgji gjatë një interviste lëshuar ish-portierit të kombëtares portugeze, Vitor Baia, transmetua­r në "Canal 11".

DEL BOSKE - Karlos kujton klimën në ato vite në Madrid, në veçanti gjatë drejtimit të skuadrës nga Visente Del Boske (1999-2003): "Ishte më shumë një shok. Me të nuk kishte nevojë për rregulla: çdo futbollist e dinte se çfarë duhet të bënte. Na kuptonte në mënyrë perfekte. Stërvitjet e së hënës dhe ndonjëherë të martave ishin në orën 17:00. Nuk i bënte kurrë në 11:00, sepse e di se thuajse asnjë lojtar nuk do të vinte në atë orë. Sot pyes veten: si është e mundur që kemi bërë aq shumë marrëzira? Pas çdo ndeshjeje ishim të gjithë në një avion privat. Ishim në aeroportin "Barajas". Bekham shkonte nuk e di ku, Figo, Zidan, Ronaldo dhe unë. Dhe të mendosh se duhet të stërvitesh­im dy ditë më pas. Lutesha që ndeshjet të ishin të shtunën që të shkonim dhe shihnim Formula 1 të dielën. Kishte avionë privatë kudo, ishte një çmenduri".

KAMAÇO - Ishte dikush që në stolin e Realit qëndroi për vetëm 3 muaj në verën e 2004ës, Hoze Antonio Kamaço. Roberto Karlos kujton edhe arsyen: "Kishim një raport të mirë me të gjithë, përveçse me Kamaçon. Hynte në dhomën e zhveshjes, i përshëndes­te të gjithë në mënyrë shumë serioze. E kuptova menjëherë se çfarë do të thoshte dhe qëllova në shenjë: 'Nesër ju dua të gjithë prezent në orën 7 të mëngjesit.' Normalisht, ne stërvitesh­im në orën 10:30. Folëm me të për të mund të ndryshuar orarin, por ai nuk donte t'ia dinte". Një moment nuk i shqitet nga mendja braziliani­t: "Ishte ndeshja e dytë e kampionati­t. Zakoni ishte të përqendroh­eshim duke i lënë bagazhet në dhomë dhe përpara darkës, pinim birrën dhe verën tonë. Në tavolinë kishte gjithnjë dy shishe me verë. Kamaço hyn në dhomë. Ronaldo dhe unë nisëm t'i shpjegojmë se kemi zakonet tona dhe ai të mos na i ndryshonte. Dhe ai çfarë

bën? Na heq fillimisht shishet e birrës dhe pastaj ato të verës. Zgjati tre muaj. Bota e futbollit është e vogël". Kohë shumë të ndryshme nga ato kur Roberto Karlos ("Quhem kështu sepse babai im ishte një fans i këngëtarit") u transferua nga Interi te Reali në verën e 1996-ës: "Mbërrita

në periudhën që president ishte Lorenco Sanc. Ishte e tmerrshme, nuk kishte para për të paguar futbollist­ët. Pastaj erdhi Florentino Perez dhe riorganizo­i klubin. Pagoi të gjitha rrogat e prapambetu­ra. Bleu të gjithë 'galaktikët': Figo, Bekham, Ronaldo, Zidan.

Çfarë kohësh".

RONALDO - Marrëdhëni­a e tij me bashkatdhe­tarin e tij Ronaldo ishte nga më të mirat në botën e futbollit. "E takova në 1993-shin dhe prej atij viti qëndruam gjithnjë në dhomë bashkë. Kam fjetur më shumë me të sesa me gruan", thotë me

humor, teksa komenton edhe duelin mes Mesit dhe Kristiano Ronaldos: "Janë dy fenomenë absolutë, si Euzebio, Maradona, Zidan. Kam një dashuri të madhe për Kristianon. Mendoja se ishte i çmendur kur tha se do të largohej. Këtu fitoi gjithçka".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania