Panorama Sport (Albania)

REJA, NA QERAS ME NJË FITORE!

Turqit provokojnë duke hequr flamujt kuqezi, por zmbrapsen për tifozët Tre lojtarë me probleme, Roshi në vend të Hysajt 6 mijë euro premio për kokë, Memushaj: E pranoj edhe të kuqin

-

Trajneri Edi Reja është i vetëdijshë­m se çfarë e pret sot. Teksa gjatë konferencë­s për shtyp përmend vetëm yjet e sulmit në kampin kundërshta­r, në tokën turke i thur elozhe homologut Gynesh, por nuk e ul aspak stekën e kërkesave. “Dua një ekip që lufton për 90 minuta. Na duhet ndeshja perfekte pasi në të kundërt, është e sigurt që dalim të humbur nga këtu”, tha ndër të tjera italiani përpara gazetarëve. Italiani kujtoi edhe një herë se sot në orën 20:45 do të jetë një ndeshje krejt ndryshe nga ajo që u luajt në Shkodër për sfidën hapëse të kualifikue­seve. Ai e përjashtoi mundësinë për aktivizimi­n e ndonjë debutuesi nga minuta e parë, duke lënë të kuptohet se mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili po shkëlqen te Verona, do të qëndrojë në stol.

Si e keni përgatitur këtë ndeshje dhe si është rivali që do të keni?

Grupi po funksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsiderat­ë për Turqinë, sepse ka lojtarë si Burak Jilmaz, Çalhanoglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtarë që i njoh, pasi unë jam italian dhe e ndjek kampionati­n italian. Neve na duhet të jemi në kondicioni­n më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potenciali­n në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip sepse e meriton.

Sa do të ndikojnë mungesat dhe si është gjendja e skuadrës?

E dimë mirë rëndësinë që kishte Hysaj, por cilido që të luajë, do të bëjë mirë. Ky është një test i rëndësishë­m për ne sepse përmes kësaj ndeshjeje mund të bëjmë vlerësime, nëse po përmirësoh­emi në aspektin individual dhe kolektiv. Do të na japë përgjigje për çfarë kemi bërë, uroj pozitive që ka ndodhur rritja, duhet të marrim në konsiderat­ë se kemi ndryshuar gjëra, kanë ardhur lojtarë të rinj edhe muajt e kaluar. Pres përmirësim­e të tjera që nga ndeshja me Islandën dhe nëse do të jenë, do të thotë që kemi marrë rrugën e duhur.

Çfarë ka ndryshuar dhe cilat gabime nuk do përsëriten nga Shkodra?

Nuk kam parë vetëm atë ndeshje, kam parë Turqinë edhe në ndeshje të tjera, kur ka luajtur në shtëpi. Si atë me Francën që e ka mundur, gjë e cila nuk është aspak e lehtë. Ka bërë mirë edhe në Shkodër duke fituar 2-0. Qartësisht që kjo është një ndeshje që duhet përballuar me vendosmëri, duhet të jemi të aftë faktikisht. Turqia është një skuadër e cila është e fortë fizikisht dhe teknikisht, kanë bërë gol me goditje standarde e janë të rrezikshëm. Të gjitha këta elementë kërkojnë që nesër (sot) në darkë të jemi të vëmendshëm. Nëse do të

kemi vëmendjen e kërkuar, do të jetë më e lehtë të bëjmë një paraqitje të mirë. Të bëjmë edhe rezultat. Ajo që më intereson në mënyrë të veçantë është që të shoh përmirësim­et në krahasim me ndeshjen e fundit. Pres një paraqitje të mirë gjatë 90 minutave, se nuk duhet të ulim asnjëherë vëmendjen. Në të kundërt, Turqia bëhet e rrezikshme sepse ka lojtarë të aftë.

A do të ketë debutues në formacion?

Jo, debutues jo. Në pankinë do të ketë 2 lojtarë që po presin shansin e tyre dhe mund të futen në fushë si zëvendësue­s.

Intervista për “RTSH” Pas fjalës në konferencë, trajneri Reja është ndalur edhe përpara mikrofonit të një prej transmetue­sve zyrtarë të ndeshjes. Në një prononcim për “RTSH”, tekniku i Kombëtares foli në lidhje me problemet në këtë përballje si dhe raportet me presidenti­n Duka.

Çfarë problemesh kanë lojtarët përpara këtij takimi?

Probleme ka për Roshin, i cili ka shqetësime në kavilje, por edhe për Qosen. Memushaj ka shqetësime muskulore. Më vjen keq shumë edhe për Hysajn dhe dëmtimin që pësoi

në kampionat.

Cilat janë raportet tuaja me presidenti­n e FSHF-së?

Presidenti do të dijë gjithçka që ndodh gjatë javës dhe se si janë lojtarët. Folëm gjatë gjithë rrugës për të ardhmen. Ne po punojmë që të mundohemi të çojmë Shqipërinë dhe federatën përpara, të përmirësoh­emi gjithnjë e më shumë. Në këtë pikëpamje jemi në sintoni. Shqipëria po rritet, në struktura e bindje se skuadra duhet të ecë para. Urojmë që ndeshja me Turqinë të na japë më shumë siguri se duke përballuar një skuadër me këtë nivel, nëse dalim me një paraqitje

të mirë, do të kemi miratimin e njerëzve dhe publikut. Kjo do të ishte një rritje shtesë jo vetëm e federatës, por edhe e skuadrës.

Keni diskutuar për çështjen e rinovimit?

Jo, nuk kemi folur për rinovimin, por ajo që na intereson është të vazhdojmë në këtë rrugë, të shohim skuadrën të rritet. Pastaj kemi ndeshjet që do të luajmë në Tiranë, inaugurimi­n e stadiumit dhe objektivi ynë është të shkojmë në atë ndeshje duke qenë në garë për kualifikim­in. Kur të mbrojnë kualifikue­set, do të ulemi të diskutojmë për të ardhmen.

 ??  ?? Edi Reja me tortën e FSHF-së për 74-vjetorin e lindjes
Edi Reja me tortën e FSHF-së për 74-vjetorin e lindjes
 ??  ?? Trajneri duke i shpjeguar skuadrës misionin ndaj Turqisë në stërvitjen zyrtare para ndeshjes në Stamboll
Trajneri duke i shpjeguar skuadrës misionin ndaj Turqisë në stërvitjen zyrtare para ndeshjes në Stamboll
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania