Panorama Sport (Albania)

Statistika­t, Partizani makth për Vllazninë

Fati i mirë i portierit, ngrihet pa u mbushur një javë

- ILIR CARA

Aldo Teqja u përfshi në një incident të rëndë pas barazimit 1-1 që Partizani mori të shtunën e 5 tetorit ndaj Teutës. Pa u mbushur një orë nga përfundimi i këtij takimi, u raportua se portieri i dytë i Partizanit ka pësuar një aksident duke rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij në katin e gjashtë. Njoftimi paraprak i Policisë së Tiranës bëri që të turbullohe­n motivet e incidentit, pasi më vonë nga familjarët është raportuar si ngjarje aksidental­e. “Gardiani” i të kuqve ka qenë me fat, pasi nisur nga rrethanat, ngjarja ka qenë e frikshme, por Teqja ka arritur t’ia hedhë në mënyrën më të lehtë të mundshme. Pa u mbushur as një javë raportohet se rikuperimi po ndodh në kohë rekord. Gjendja shëndetëso­re e Aldo Teqjes është drejt përmirësim­it dhe shumë shpejt portieri i Partizanit pritet të lërë spitalin. Diçka të tillë e komunikoi vetë klubi i kuq, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Partizani ka postuar një foto ku shfaqen drejtori i përgjithsh­ëm Olsi Rama, trajneri Franko Lerda dhe pjesëtarë të tjerë të stafit, gjatë vizitës që i kanë bërë lojtarit në spital. Madje në foto Teqja duket në pozicion i ulur në krevat dhe jo i shtrirë. Delegacion­i i kuq i kishte dhuruar edhe një bluzë të kuqe me mbishkrimi­n “Partizani Kampion” portierit Teqja.

Njoftimi i Partizanit- “Klubi njofton se gjendja shëndetëso­re e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësim­it të plotë. Shumë shpejt pjesëtari i skuadrës pritet të lërë ambientet e Spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit”. Ky ishte njoftimi që Partizani bëri dje pas vizitës së drejtuesve.

 ??  ?? Stafi i Partizanit ka vizituar dje portierin Teqja në spital, ku japin edhe lajmin e mirë
Stafi i Partizanit ka vizituar dje portierin Teqja në spital, ku japin edhe lajmin e mirë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania