Panorama Sport (Albania)

Italia, 4 sulmues për biletën në “Euro 2020”

Italianët s'u tremben "spiunëve" helenë, Mançini: Duam Europianin, na mungon prej kohësh

- Përgatiti: LEDIO NASE

Stërvitja e fundit e ko mbëtares italiane është zhvilluar me dyer të hapura. Roberto Mançini e di se sot ndaj Greqisë luan shansin e parë për një kualifikim matematik në Europian, por njëkohësis­ht nuk i druhet ndonjë "spiuni" nga homologu helen. Tri pikët në "Olimpico" vlejnë për ambiciet, qetësinë, por edhe rinovimin e kontratës së trajnerit që do të bëhet automatik sapo çështja e kualifikim­it të jetë hipotekuar. Prova gjenerale në "Koverçiano" pa një formacion të rreshtuar me 4-3-3. Donaruma e ka vendin e sigurt në portë, ndërsa përpara tij do të luajnë D'Ambrozio, Bonuçi, Romagnoli dhe Spinacola. Edhe vija e parë duket e vendosur me Belotin në majën e sulmit i shoqëruar nga krahët prej Insinjes dhe Kiezës. Dilemat e fundit duhen zgjidhur në mesfushë, ku përveç Verratit, do të luajë Zhorzhinjo dhe një mes Barelas dhe Bernardesk­it, me këtë të fundit të avantazhua­r për çështje energjish, çka do të bënte që Italia të kërkonte fitoren me plot katër lojtarë ofensivë.

MANÇIO, GATI - Me formacioni­n thuajse të vendosur, Roberto Mançini pret vetëm fillimin e ndeshjes me Greqinë për të marrë frytet e punës së tij në këtë javë grumbullim­i. Në konferencë­n për shtyp përpara takimit me helenët, trajneri italian deklaroi: "Duam ta kalojmë këtë pengesë dhe jemi të vetëdijshë­m se nuk ka për të qenë e lehtë. Kualifikim­i është vetëm hapi i parë pasi dëshirojmë ta fitojmë kompeticio­nin. Europiani i mungon Italisë prej shumë vitesh. Ky është synimi primar, më pas do të kërkojmë edhe Botërorin". Greqia ka ndryshuar trajner dhe ky fakt i komplikon disi planet e Mançios që nuk e di se çfarë formacioni do të ketë përballë sot në mbrëmje. Pavarësish­t këtij fakti, trajneri kërkon që skuadra të mos shpërqendr­ohet e në fushë të bëjë atë për të cilën ka punuar nën drejtimin e tij. "Kanë ndryshuar trajnerin dhe nuk e di se si do të luajnë grekët, por për ne ky nuk duhet të jetë një justifikim. Duhet ta fitojmë patjetër këtë ndeshje sepse nuk ka nevojë ta them unë se sa rëndësi ka për ne që të dalim nga fusha me tri pikë", deklaroi Mançini, duke shtuar njëkohësis­ht se: "Kur e mora kombëtaren, nuk e dija se çfarë mund të ndodhte në 11 muaj. Kishte shumë rëndësi që të mos humbisnim kohë, të njiheshim me njëri-tjetrin dhe të gjenim rrugën e duhur. Me kalimin e kohës, them se jemi përmirësua­r dhe për këtë djemtë meritojnë një "Bravo" të madhe". Batuta e fundit e trajnerit i është kushtuar Xhanluka Vialit, një mik përveçse një ish-koleg. Pasi kanë luajtur së bashku te Sampdoria, Viali përflitet se do të jetë shef i delegacion­it italian në Europian. "Nuk e

di çfarë do të ndodhe, por më vjen mirë që federata ka menduar këtë rol për Vialin. Ka përvojë dhe qetësi të madhe, mendoj se do të ishte një ndihmë e madhe nëse vendos të na bashkohet në këtë eksperienc­ë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania