Panorama Sport (Albania)

Zgjedhjet te Bajerni, Gnabri del kundër Kovaçit

"Askush nuk është i kënaqur kur s'luan, me Estoninë vetëm për 3 pikë"

-

Serge Gnabri ishte për ballë gazetarëve për të folur në prag të ndeshjes ndaj Estonisë për eliminator­et e futbollit "EURO 2020". Anësori i djathtë i skuadrës së Bajernit dhe kombëtares gjermane preku disa tema interesant­e ku përveç "pancerave" dha një mendim personal edhe për çështjen "Myler" që ka përfshirë ambientin bavarez këtë javë.

Jeni dakord me reagimin e Tomas Mylerit?

Nëse një lojtar nuk luan, atëherë nuk është i kënaqur, kjo është e kuptueshme. Ky reagim është normal sipas mendimit tim. Tomas nuk po kalon një moment të mirë dhe për këtë më vjen keq.

Mendoni si ai do të largohet?

Nuk e di, duhet të pyesni lojtarin. Unë ndodhem këtu me ju në Dortmund me kombëtaren. Mund të them se do të ishte një gabim i madh nëse një lojtar i tillë do të lihej të largohej. Tomas dhe Bajerni janë një. Ai dhe trajneri duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Të rikthehemi te forma juaj, çfarë po ndodh me Sergen?

Po përjetoj një moment shumë të mirë. Kjo nuk është rastësi, por puna e vazhdueshm­e që kam bërë në stërvitje. Ambienti ku kam punuar më ka ndihmuar shumë. Po jap maksimumin tim dhe shpresoj që në fund të shpërblehe­m ashtu si skuadra.

Përballë do të keni Estoninë, mund të jetë një kundërshta­r i vështirë për ju?

Ne e dimë që nuk duhet të nënvlerëso­jmë asnjë kundërshta­r në grup. Ata do të luajnë përballë publikut të tyre, i cili pret një rezultat të mirë nga skuadra e tyre. Do të jetë një sfidë delikate përballë një

kundërshta­ri që luan shumë i tërhequr prapa. Duhet të shënojmë sa më shpejt për t'ia bërë sa më të lehtë vetes.

Trajneri Lëv ka deklaruar se vendi juaj në formacion është i sigurt, jeni dakord?

Nuk e di. Ajo që mund të them është se duhet të punoj

shumë për të arritur në majë. Më duhet të justifikoj besimin e tij sa herë që zbres në fushën e lojës. Jam i sigurt se nëse nuk bëj paraqitje të mira në tri ndeshje radhazi, atëherë një lojtar tjetër do të zërë vendin tim. Nisur nga kjo, asnjë lojtar nuk e ka vendin e titullarit të sigurt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania