Panorama Sport (Albania)

Shqipëria më pëlqeu, ja pse gabuan Manaj e Strakosha

“Nëse sulmuesit sfiliten në mbrojtje, do të gabojnë para portës”

- Nga NEPTUN BAJKO

F utbolli ka dy rregulla të pandryshua­ra: 1) Të dënon nëse humb rastet që krijon dhe e pëson pikërisht atëherë kur nuk duhet. 2) Asnjë...

Futbolli ka dy rregulla të pandryshua­r:

1) Të dënon nëse humb rastet që krijon dhe e pëson pikërisht atëherë kur nuk duhet.

2) Asnjë nuk është i gabueshëm, por gabimin e portierit e korrigjon vetëm rrjeta.

Një nga mësimet e vlefshme që kam marrë në Koverçano nga një docent i taktikës italiane ka qenë: “Atje ku ka madhështi, ka edhe gabime të mëdha”. Ky është vlerësimi im për lojën e portierit tepër të talentuar, Strakosha... NDESHJA

Ishte një takim me rëndësi të veçantë për ecurinë e mëtejshme për të dyja ekipet, që në fakt kishin objektiva të ndryshëm, ajo që vendosi nuk ishte as taktika dhe as niveli teknik, por zbatimi i mirë i detyrave, qëndrueshm­ëria karakteria­le dhe fizike, pra funksionim­i në nivelin psikologji­k. Për mendimin tim, ky faktor vendosi që ekipi ynë kombëtar luajti i bindur për atë që po bënte në fushën e lojës, duke vënë në shërbim të ekipit edhe vendosjen në fushë, edhe detyrat e veçanta e të përgjithsh­me dhe ajo që kishte më shumë rëndësi: lufta për topin e parë në çdo cep të fushës. Një anë shumë pozitive e pasqyruar me vlerat më të mira në ndeshjen e djeshme, ishte që skuadra taktikisht veproi drejt, duke aplikuar presing në gjysmëfush­ën turke dhe ajo që bie në sy nga ana profesiona­le, presingu bëhej nga dy sulmuesit dhe katër mesfushorë­t. Kjo është një risi tepër e rëndësishm­e për futbollin e sotëm dhe një veprim i menduar e i përgatitur mirë nga trajneri Reja. Ekipi pasqyroi stabilitet, ekuilibër e mbulim, duke mos lejuar as hapësira dhe as dyluftime të fituara. E vlerësoj këtë ndeshje pozitivish­t dhe mendoj se parapërgat­itja nga ana e trajnerit dhe stafit drejtues ishte mjaft e mirë në të gjitha aspektet, por sidomos në përbërjen e formacioni­t tonë dhe njohjes deri në detaje të lojës së turqve. Aspekt tjetër që ra në sy ishte edhe fakti që trajneri kishte bërë punë të mirë moralo-psikologji­ke, duke e bindur ekipin që presioni do të ishte mbi turqit. Në këtë drejtim, ekipi ka shfrytëzua­r në maksimum me lojën e tij një faktor të tillë mjaft të rëndësishë­m.

MBROJTJA

Në aspektin mbrojtës ekipi tregoi vlera jo vetëm fizike, por edhe një psikologji dhe vendosje në fushë tepër të lavdëruesh­me. Ishin disa detaje që në pamje të parë duken sporadike apo instinkte individual­e, por unë kam bindjen se Veseli dje tregoi se mund të shfrytëzoh­et mirë edhe në mbështetje të veprimeve sulmuese.

ÇFARË NUK SHKOI Lojtarët tanë, edhe pse luajnë në ekipe profesioni­ste, shpeshherë kur vijnë në grumbullim­et në Shqipëri, tregohen më të shpenguar në mendimin profesioni­st. Ç’lidhje ka kjo me ndeshjen? Ja pra që në momente të caktuara disa lojtarë, qofshin ata edhe të rëndësishë­m, e humbin përqendrim­in, shpalosin indivilual­itet të tepruar dhe duhet të ndërgjegjë­sohen më shumë se të tjerët, sepse përgjegjës­ia dhe detyrat me ekipet e ashtuquajt­ura të vogla janë shumë më të mëdha dhe shumë më të vështira sesa ekipet e tjera përfaqësue­se.

E dyta, mendoj se ende ka shumë punë në krijimin e një mentalitet­i fitues, sepse ne vuajmë shpesh herë nga kjo gjë.

E treta, edhe më e rëndësishm­ja, është qëndrueshm­ëria. Skuadra ka nevojë për stabilitet në lojë dhe në rezultate. Vetëm kjo e ndihmon të luftojë si duhet dhe sa duhet derisa të vërshëllej­ë arbitri.

MANAJ...

E di që shumëkush i përmend Manajt rastet e humbura. Me të drejtë, deri diku. Por, unë mendoj se Manaj, Cikalleshi dhe Memushaj, nëse harxhojnë energji të tepërta për të ndihmuar skuadrën në fazën mbrojtëse, pa dyshim që në aspektin sulmues ata do të kenë probleme serioze. Do të kenë probleme pikërisht në metrat e fundit drejt portës kundërshta­re, ashtu sikundër edhe u pa dje në rastin e Manajt. Ana fizike dhe psikologji­ke e tyre është në kulmin e lodhjes në ato minuta dhe të detyron të bësh gabime naive. VËSHTIRËSI­A E RADHËS

Është shumë e vështirë të kalosh me sukses një tronditje të tillë psikologji­ke. E them nga përvoja personale, pasi ka një mbingarkes­ë të madhe te të gjithë. Ana fizike kalon në plan të dytë. Ky është një stres që do kohë të shërohet dhe duhet pasur kujdes në ndeshjen e radhës. Stafi dhe skuadra duhet të kenë parasysh se ekipi turk, pavarësish­t se ishte në presion dhe luante në fushën e vet para një publiku që priste fitore me ngulm, mendoj se nuk pasqyroi ndonjë më shumë se Shqipëria. Pikërisht këtë duhet të marrin si referim për t’u ringritur para Moldavisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania