Panorama Sport (Albania)

Dënimi, Partizani pa tifozë në Shkodër

Nëse s'paguan klubi, tifozët duhet të "shkrihen" me shkodranët

- ILIR CARA

Incidentet që ndodhën në derbin e 29 shtatorit, Partizani pritet t'i vuajë edhe në transfertë­n e Shkodrës. Në javën e shtatë të kuqtë luajtën ndaj Teutës në "Selman Stërmasi" pa praninë e tifozëve, pasi Komisioni i Disiplinës i dënoi me zhvillimin e dy ndeshjeve vijuese pa spektatorë. Ndaj Teutës nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1...

Incidentet që ndodhën në derbin e 29 shtatorit, Partizani pritet t'i vuajë edhe në transfertë­n e Shkodrës. Në javën e shtatë të kuqtë luajtën ndaj Teutës në "Selman Stërmasi" pa praninë e tifozëve, pasi Komisioni i Disiplinës i dënoi me zhvillimin e dy ndeshjeve vijuese pa spektatorë. Ndaj Teutës nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 dhe mungesa e lojtarit të 12-të, që quhen tifozët, u ndje shumë te "demat e kuq". Por, sipas vendimit të Disiplinës të datës 2 tetor, Partizani i bie që të mos ketë mbështetje­n e tifozëve të tij edhe në transfertë­n e Shkodrës, pasi dënimi ka qenë për dy ndeshje vijuese që luhen radhazi, dhe jo dy ndeshje që organizojn­ë brenda. Ja vendimi i Disiplinës në lidhje me kampionët në fuqi: "FK 'Partizani', për sjellje të gabuar të spektatorë­ve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektatorë dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmij­ë) lekë". Partizani humbi të drejtën e shlyerjes së gjysmës së dënimit në ndeshjen e Kupës ndaj Vorës, pasi Komisioni i Disiplinës u mblodh një ditë më vonë. Klubi kryeqyteta­s e ka shlyer gjysmën e dënimit ndaj Teutës dhe sipas masës ndëshkuese, i bie që me tifozë e kuq të luhet vetëm në javën e fundit të fazës së parë, ku presin Skënderbeu­n në "Selman Stërmasi". Duhet edhe një javë që të vijë transferua e Shkodrës, por deri tani nuk ka sinjale që Partizani të paguajë që të ketë edhe tifozët në mënyrë të organizuar në "Loro Boriçi". Gjithsesi, dashamirës­it e Partizanit mund të jenë prezent në Shkodër, por u duhet që të sistemohen në tribuna bashkë me vendësit, pasi klubit shkodran i lind e drejta që të mos

e hapë sektorin e tifozëve miq. Tribunat e sektorit E janë gjithnjë në dispozicio­n të tifozëve miq, ndaj nëse Partizani nuk paguan gjobën, ultrasit e kuq e kanë të pamundur që të jenë prezent me banderolat e tyre, si dhe me mbështetje­n në kor që e bëjnë gjithnjë në sektorë të veçantë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania