Panorama Sport (Albania)

Xhafaj: Bashkia pronare, të shpëtojë klubin

"Goli i pësuar s’ishte faji i askujt, të reagojmë me Moldavinë"

-

Rei Manaj ishte loj tari që iu afrua më shumë golit nga radhët e kuqezinjve. 22vjeçari luftoi gjatë gjithë ndeshjes dhëmb për dhëmb me mbrojtësit turq, por atëherë kur iu kërkua kthjelltës­ia para portës, gaboi një rast të pabesueshë­m, duke shpërdorua­r një top të artë të dhënë nga Odise Roshi në shtyllën e dytë, që do t'i mundësonte avantazhin e merituar ekipit tonë kombëtar. Sulmuesi i Albacetes për mikrofonat e "SuperSport" pas ndeshjes, tregoi rastin e humbur me Turqinë, ndërkohë që nuk ia vuri fajin askujt për golin e pësuar.

Çfarë menduat kur nuk e dërguat topin në portë në atë moment?

Mund të them se sot na mungoi fati për të gjetur golin. Në rastin që humba, unë u spostova në shtyllë të dytë, ndërsa në momentin që po vinte topi, mbrojtësi më bëri që të humbas orientimin e topit, që u ngrit dhe nuk arrita. Ndërsa në rastin tjetër kur po drejtohesh­a drejt portës, besoj se mund ta jepte edhe faull pasi unë ia mora kohën dhe mbulova mirë topin. Ndërsa mbrojtësi që po vinte nga mbrapa më preku, por arbitri nuk e dha faull.

E kishit menduar një lojë të tillë?

Bëmë një paraqitje të mirë, ashtu sikurse e kishim menduar. Jemi të mërzitur, por futbolli i ka dhe këto. Kështu është futbolli, kur nuk

shënon, ndëshkohes­h. Ekipi ka 25 lojtarë, 11 që luajnë dhe 3 që futen. Si kur fitojmë është meritë e gjithë skuadrës, edhe kur humbasim nuk është faji individual, por i të gjithëve. Edhe te goli i pësuar, e kemi të gjithë fajin si ekip. Megjithatë, jam i kënaqur

sepse bëmë një ndeshje të mirë. Gjërat pozitive t'i tregojmë të hënën. E kishim përgatitur dhe ishim të motivuar për të bërë një ndeshje të nivelit të lartë. Fitorja do na ngrinte dhe moralin, tani nuk kemi çfarë të bëjmë. Ndeshja mbaroi dhe humbëm.

 ??  ?? Manaj gjatë ndeshjes së djeshme
Manaj gjatë ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania