Panorama Sport (Albania)

Reja: Reja: Ishim Ishim perfekt, perfekt, por por pa pa fat fat

"Europiani thuajse i pamundur, na dënoi... fati. Veseli mbi mesataren, nuk u shërbye"

-

Humbje të tilla të bëjnë të dalësh nga vetja. Po, edhe të shpërthesh ndaj lojtarëve. Të kritikosh atë që të ka çuar dëm përgatitje­t dhe gjithçka ke bërë përballë një kundërshta­ri disa herë më të fortë se ekipi që drejton. Mirëpo, Shqipëria tashmë ka në stol një njeri që t''i thuash se ka eksperienc­ë, nuk mjafton për t'i përshkruar karrierën. Edi Reja. Në daljet e tij televizive pas ndeshjes nuk e ka aspak me të tijtë, por me... fatin. Në fjalën e thënë për "SuperSport", italiani nënvizon se ka ndodhur një episod i pakëndshëm. Pasi skuadra ka dështuar në tri raste për ta çuar topin në rrjetë, porse nënvizon ndeshjen perfekte dhe rritjen e kuqezinjve në lojë dhe staturë si ekip.

Sa i zhgënjyer jeni për të pranuar këtë humbje?

Nuk jam i zhgënjyer për lojën. Kemi bërë një lojë perfekte, po të mos ishte për episodin e minutës së fundit. Kemi pasur disa shanse për të kaluar në avantazh, duhej ta mbyllnim ndeshjen me ato raste. Djemtë janë të zhgënjyer dhe të mërzitur, si dhe populli shqiptar që na ndoqi. Humbëm një rast të mirë për 3 pikët këtu, që të vazhdonim garën për në Europian. Nuk është e thënë që nuk bëhet gjë për kualifikim­in, por që tashmë është shumë e vështirë, për të mos thënë që rruga është bërë thuajse e pamundur.

Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë ju zhgënjeu sonte (dje)?

Nuk mund të them asnjë gjë negative. Pati atë që duhej, grintën e duhur. Kishte disa pasime tepër të gabuara, por normale, sepse Turqia bëri një presing të fortë. Kishte

lojtarë shumë të mirë fizikisht. Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të vendosur para portës. Duhet të godasim me vendosmëri. Kemi mangësi aty para portës, sepse u pa qartë sa humbëm. Duhet të jemi më të këqij, pasi nëse nuk realizojmë në 2 apo

tri shanse të pastra që krijojmë, atëherë ndodh që të humbasim, siç ndodhi sot (dje).

Çfarë i thatë skuadrës dhe Manajt në veçanti?

Në fund isha pak i mërzitur, i nervozuar jashtë mase. Jo me lojtarët, por më

shumë me fatin se me lojën e çunave. Asnjë nuk më zhgënjeu dhe nuk ishte poshtë pritshmëri­ve të mia. Prisja një ndeshje cilësore dhe kjo konfirmon rritjen që ekipi ka pasur. Ishte test i rëndësishë­m për ne. Nëse luajmë kështu edhe në vazhdim,

kemi shanse për të vënë në rrezik çdo ekip. Kemi bërë përpara një skuadre shumë të fortë me një publik kaq entuziast.

DEKLARATA PËR RTSH

Trajneri ndaloi edhe përpara mikrofonit të "RTSH"-së, teksa në fjalën e tij komentoi edhe paraqitjen e Veselit, të cilin e vlerësoi me një notë mbi mesatare.

Sa keq ju vjen të humbisni një ndeshje të luajtur kaq mirë?

Në karrierën time goxha të gjatë, mes ndeshjeve që luhen mirë dhe humbet në moment të fundit, kjo më zhgënjeu më shumë. Më pëlqeu loja. Duhet të korrigjojm­ë gabimet e vogla që bëjnë diferencën. Me punë besoj se do t'i korrigjojm­ë këto gabime.

Përveç fatit, a na mungoi diçka tjetër?

Kemi luajtur mirë, kemi pasur një qëndrim të mirë. Dermaku pati problem me ngërçin. Kemi luajtur për të fituar dhe u hodhëm drejt sulmit për të fituar. Edhe Turqia u lodh... Në pjesën e parë u treguan agresivë dhe ne u munduam t'u hapnim probleme me Manajn dhe Cikalleshi­n në çdo top. Nuk jam i zhgënjyer nga loja, por nga rezultati.

Nota e Veselit, sipas jush?

Veseli, nota 7, pra mbi mesataren. Bëri një lojë të shkëlqyer. Ishte në pozicionin e duhur. Më vjen keq që nuk u shërbye në disa raste. Po të shërbehej, do të ishte më i rrezikshëm. Jam i kënaqur me lojën e tij. Ishte një nga më të mirët. Prandaj e aktivizova Veselin. Ka besimin tim maksimal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania