Panorama Sport (Albania)

Strakosha, në lot: Goli më i rëndë

“Keqardhje që më ndodhi në fundin e lojës, nuk mund të gaboja në ato momente”

-

Thoma Strakosha ka shpërthyer në lot men jëherë sapo gjyqtari rumun vërshëlleu për përfundimi­n e takimit Turqi-Shqipëri. Portieri kuqezi e ndien peshën e humbjes, pasi ai gabim në frymën e fundit tronditi jo vetëm atë, por të gjithë shqiptarët. Teksa ishte i përlotur, i pari që shkoi për ta “ngushëllua­r” ishte ai që ndoshta e kupton më mirë se kushdo Strakoshën, pikërisht rivali i tij për një vend në portën kuqezi, Etrit Berisha. Më pas edhe shokët e tjerë të skuadrës u munduan të qetësonin 24-vjeçarin, i cili gjithsesi në fund tregoi karakter, duke pranuar se në një moment kur ai duhet të tregonte vete, nuk e ndihmoi skuadrën. Në bisedën për “SuperSport”, Strakosha u shpreh shumë i zhgënjyer për gabimin që bëri në minutat e fundit, ndërsa shpreson se ky moment do të kthehet në forcë për të dhe rezultate pozitive në vazhdimësi për Kombëtaren. “Nuk e mendoja kurrë se do të shkonte kështu kjo mbrëmje. Ekipi ka luajtur shumë mirë. Kishin nevojë për mua në fund, por nuk e ndihmova skuadrën. Jam shumë i mërzitur, por shpresoj t’ia dalim në ndeshjen e radhës”, theksoi portieri i Lacios. I pyetur se çfarë i thanë shokët pas ndeshjes, ai sqaroi: “Erdhën dhe më folën mirë të gjithë. Jemi një ekip. Tani unë jam 24 vjeç dhe kam më shumë eksperienc­ë. Megjithatë, nuk duhen bërë këto gabime. Mund të jetë gabimi i parë i fortë, por më vjen keq që ndodhi me Kombëtaren”. Në fund portieri tregoi edhe telefonatë­n me babain e tij, Foto Strakosha, të cilit i ka ndodhur me fanellën kuqezi të gabojë në minutat e fundit. “Fola me babain, e di dhe ai që gabova. Edhe babit i ka ndodhur kjo, por duhet të shohim përpara”, deklaroi Strakosha. Pas këtij gabimi, tashmë në siklet për zgjedhjen që do të bëjë për portën në vazhdimësi do të jetë edhe trajneri Reja.

 ??  ?? Shqipëria, dje para ndeshjes
Shqipëria, dje para ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania