Panorama Sport (Albania)

Prova gjenerale, barazim mes Shpresave dhe Kombëtares U-19

Ibrahimi për U-19 dhe Qardaku për U-21, autorët e golave

-

Në fushën me bar natyral të kompleksit "Tropikal" në plazhin atraktiv të Plepave të Durrësit, miqësorja e djeshme mes Kombëtarev­e U-21 dhe U-19 ngjalli mjaft interes. Edhe loja në 90' e saj përligji më së miri atë merak që kishin trajnerët Alban Bushi dhe Nevil Dede për ta testuar realisht gjendjen. Teknikët dje me qetësi e maturi operuan me këshillat e tyre kontingjen­tet e organikës së përzgjedhu­r prej tyre. Para sfidave të radhës, U21 ndaj Kosovës dhe U-19 ndaj Polonisë, miqësorja e mbyllur në paqe krijoi një atmosferë pozitive. Në sytë e shumë drejtuesve e specialist­ëve të FSHF-së por dhe atyre të ardhur nga kryeqyteti e klube të tjera të Shqipërisë, sikurse dhe një numri jo të vogël shikuesish, kryesisht këta prindër dhe të afërm të futbollist­ëve të të dyja skuadrave, u pa një impenjim serioz i lojtarëve. Një ndeshje e luftuar e me disa veprime të bukura për nga niveli teknik e taktik i demonstrua­r këndshëm prej të dyja skuadrave ku në disa episode loja pati ngjyra të ndezura, por edhe mjaft emocione.

PJESA E PARË

Nga starti e deri afër mbylljes së saj më mirë e më dendur e ka qarkulluar topin dhe ndërtuar më shumë aksione skuadra U-19. Jo

vetëm si gol shumë i bukur nga goditja në forma parabole e Brijan Ibrahimit që e la të "shtangur" portierin e Shpresës Andrea Hoxha, por edhe nga disa raste të humbura, e aksione të bukura me protagonis­të Karicën, Muçin e Bozhanin, të rinjtë shfaqën më shumë dëshirë. Ekipi Shpresa ndërkohë

vetëm në fundin e këtij fraksioni arriti jo vetëm të sulmonte por edhe të rrezikonte seriozisht me Brojën, Kallakun e Çokën, por pa mundur të barazonte rezultatin. PJESA E DYTË

Freskimi i radhëve për të dyja ekipet solli më tepër gjallëri. Dominimin në pjesën e dytë e ka marrë

skuadra U-21. Fillimisht me raste që i zmbrapsi me kujdes mbrojtja dhe pritjet decizive të portierit Dobjani, e më pas dhe me golin e barazimit nga një veprim mjeshtëror i Qardakut që vendosi paqen e shifrave 1-1. Ndonëse në pozicion të vështirë, prirazi me portën, brenda zonës,

Qardaku tregon klas në goditjen tokazi të tij duke vendosur ekuilibrin real në fushë jo thjesht të rezultatit. Loja me ide dhe topat e hedhur më shpesh drejt zonës e portës së të rinjve treguan se Shpresa rregulloi e përmirësoi shumëçka që s'e bëri në pjesën e parë. Feriz Ferizaj

 ??  ?? Çast para ndeshjes së djeshme
Çast para ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania