Panorama Sport (Albania)

Formacioni ideal në Serinë A, Kumbulla mes më të mirëve

Shqiptari mes pesë të rinjve më premtues, përkrah Sensit

- OLSI TUJANI Mbrojtësi i Kombëtares Formacioni Të rinjtë

Shqipëria ka në për bërje një nga shpër thimet e momentit në Serinë A. Nuk është një bomber, por mes shumë shqiptarës­h që po tregojnë formë të mirë, Marash Kumbulla ka bindur gjithkënd që po luan si veteran. Po, edhe statistika­t zyrtare e tregojnë këtë. Nuk bëhet fjalë për shënimet e ndonjë portali pranë skuadrës së Veronës, për ta sponsorizu­ar 19-vjeçarin në tregun e merkatos, por nga vetë OPTA, burimi i të dhënave statistiko­re më të besueshme në Itali dhe jo vetëm. Kjo e fundit ka përzgjedhu­r formacioni­n më të mirë pas shtatë javëve të para të zhvilluara në Serinë A italiane.

Marash Kumbulla po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij. Mbrojtësi shqiptar, edhe pse është në moshën 19-vjeçare, në fushën e lojës duket si një futbollist me përvojë të madhe. Madje, në ndeshjen e fundit me ekipin e tij, Kumbulla gjeti edhe rrugën e rrjetës, teksa shënoi kundër Sampdorias në minutën e 9-të. Realizim i cili e bëri atje lojtarin më të ri që ka shënuar në këtë edicion në pesë kampionate­t elitare në botë. Këto paraqitje të shkëlqyera të futbollist­it shqiptar nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa së fundmi ai është zgjedhur në formacioni­n më të mirë të shtatë javëve të para në Serinë A. Formacion i cili është zgjedhur nga OPTA, në bazë të paraqitjev­e të lojtarëve dhe sa të rëndësishë­m kanë qenë ata për skuadrat e tyre.

Në bazë të statistika­ve të deritanish­me, shqiptari është zgjedhur në mbrojtjen me 3 përkrah mbrojtësit të Interit, Stefan De Vraj, dhe atij të Lacios, Açerbi. Në formacioni­n 3-4-1-2, bëjnë pjesë edhe emra si Olsen në portë, në mesfushë Kajehon, Pjaniç, Sensi dhe Kolarov, ndërsa në sulm ndodhet Luis Alberto pas dyshes Zapata, Imobile.

Krahas kësaj përzgjedhj­eje, në futbollin italian, media të ndryshme kanë përzgjedhu­r edhe pesë futbollist­ët më të rinj që kanë shpërthyer në këtë nisje të kampionati­t italian. Ndër ata me më shumë peshë dhe që ka rritur së tepërmi pritshmëri­të ndaj tij, është Sensi i Interit. Mesfushori 24-vjeçar është bërë i pazëvendës­ueshëm në formacioni­n e Kontes dhe shembulli për këtë u pa ndaj Juventusit, teksa pas zëvendësim­it të tij, zikaltrit vuajtën së tepërmi në përballjen me "Zonjën e Vjetër". Mes të rinjve më premtues është edhe 19vjeçari i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Mbrojtësi i Veronës ka treguar saktësi, forcë në duelet ajrore, vendosmëri në ndërhyrje, edhe pse përballë ka pasur ekipe si Milani apo Juventusi. Qendërmbro­jtësi një sezon më parë ka luajtur vetëm 16 minuta në Serinë B, por në këtë start edicioni është bërë i pazëvendës­ueshëm te Verona, me të cilën në ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias shënoi golin e tij të parë në elitën e futbollit italian.

 ??  ?? Marash Kumbulla duke festuar golin e shënuar ndaj Sampdorias
Marash Kumbulla duke festuar golin e shënuar ndaj Sampdorias
 ??  ?? Formacioni më i mirë pas 7 javëve të para në SerinëA sipas OPTA-s
Formacioni më i mirë pas 7 javëve të para në SerinëA sipas OPTA-s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania