Panorama Sport (Albania)

Sadiku: Ju rrëfej Malagën, dua një tjetër gol... Europiani

Disa dëmtime radhazi, sulmuesi: Bare po rritet shumë

-

Armando Sadiku është duke kaluar një formë të mirë në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares po mban peshën e sulmit te Malaga dhe duket gati për të bërë një sezon të madh. Në një rrëfim për "diariosur.es", Sadiku ka folur për karrierën, ambientimi­n te Malaga, golin në Europian dhe mbi jetën e përditshme. Trajneri Reja deklaroi se ka pasur disa probleme familjare, prandaj nuk u grumbullua, gjë e cila merr një konfirmim nga futbollist­i, i cili tregon se nuk është stërvitur disa ditë me Malagën.

Jeni rritur në Elbasan. Si kanë qenë fillimet tuaja? Jam rritur në Elbasan, një qytet që ndodhet 20 minuta larg Tiranës, kryeqyteti­t të Shqipërisë. Trajneri im i parë ishte babai dhe deri në moshën 16-vjeçare jam stërvitur me të. Më pas, si profesioni­st. Babai juaj ka qenë gjithashtu një futbollist i rëndësishë­m?

Jo, por ka qenë gjithashtu sulmues. Luajti pak, por gjithmonë dëshironte të isha futbollist. Në familje e pëlqejnë futbollin.

Keni luajtur me ekipe si Turbina, Gramozi, Lugano, Zyrihu, Vaduzi, Legia, Levante dhe Malaga. Nuk janë shumë për një 28vjeçar?

Po, kam ndryshuar shumë skuadra. Kam bërë mirë, veçanërish­t në Zvicër. Luajta në Kategorinë e Parë në Shqipëri dhe më tej në Superligë, prej nga ku pata mundësinë për të shkuar në Zvicër. Më pas kalova te Zyrihu, një nga klubet më të fuqishme, por isha i pafat me dëmtimet. Kam kaluar dëmtime të komplikuar­a, por falë Zotit jam mirë. Sezoni më i mirë për ju? Mbase Lugano (27 gola në një sezon në Ligën e Dytë zvicerane). Kam luajtur sezone të mira edhe te Zyrihu apo Vaduzi dhe te Legia. Kam shënuar edhe 12 gola në Superligën zvicerane.

Keni pësuar dy dëmtime të rënda në gju, në Zvicër dhe te Levante...

Po, kam kaluar momente shumë të vështira në karrierën time. Por, falë Zotit jam shumë mirë dhe plotësisht i rikuperuar. Mbase Malaga momentalis­ht nuk është në një moment të mirë, por situata mes nesh në dhomat e zhveshjes dhe në bisedat personale me njëritjetr­in është e mirë. Na duhet edhe pak kohë, pak më shumë stërvitje me njëri-tjetrin.

I vetmi numër 9 te Malaga. A jeni gati për të luajtur në çdo ndeshje?

Ndihem mirë. Të dhënat e GPS (aparatet që matin të dhënat fizike të futbollist­ëve) tregojnë përmirësim në çdo ndeshje që unë luaj. Ndaj Hueskas mendova se do të isha titullar, por pata një problem familjar dhe nuk u stërvita për tri ditë. Trajneri më pa që nuk isha në formë dhe më aktivizoi vetëm pjesën e dytë. Dua të tregoj akoma më shumë.

Keni shënuar dy gola. A keni një shifër me të cilën do të ishit i kënaqur në fund të sezonit?

Po, është normale që të kemi diçka të tillë në mendje, por nuk do ta them. Gjithsesi, ky kampionat është shumë i komplikuar. Ndonjëherë është më e rëndësishm­e që të fitosh 1-0 me golin e një mbrojtësi, por ndodh edhe që të shënoj dy gola dhe të mos fitojmë. Çfarë prisnit në finalen e merkatos së transferim­eve në verë?

Kisha dy oferta jashtë Spanjës. Qëllimi i Levantes ishte që të transferoh­esha në një klub që të paguante për kartonin tim. Gjithashtu, atje ishin katër sulmues. Kur Malaga u interesua, doja që të prisja deri në momentin e fundit. Gjithashtu, më thanë te Levante se nëse do të transferoh­esha këtu, do të më rinovonin edhe për 1 vit. Një nga vlerësimet më të mëdha është që keni shënuar golin e parë për Shqipërinë një finalet e një kompeticio­ni si Europiani. Mund të arrini diçka më të madhe se kaq?

Sigurisht, ishte një gol që bëri "bum" në karrierën time. Sa herë më pyesin për atë, unë them se është diçka që ka kaluar dhe dua të shënoj një gol të rëndësishë­m sërish. Ishte një ëndërr që u bë realitet. Bare ju ka ndihmuar shumë dhe ai shihet me të ardhme në Shqipëri...

Po. Keidi ka luajtur shumë me U-21. Po flitet shumë mirë për të. Para Francës dhe Islandës ka pasur një formë të mirë dhe vlera e tij është rritur. Jam i lumtur për të, pasi është punëtor i madh.

Si është situata e çuditshme te Malaga për pasigurinë dhe pagesat?

Kam luajtur në shumë klube ku kam hasur ndryshime të mëdha dhe probleme të ndryshme. Jam këtu që të luaj. Për mua janë të rëndësishë­m shokët e skuadrës dhe stafi. Nëse presidenti vjen, është diçka dytësore. Nuk e njoh atë, por mendoj se nuk është diçka e rëndësishm­e.

A do të mbijetojë Malaga? Sigurisht. Nëse do të shohim poshtë, jemi të vdekur. Le të jemi pozitivë.

Më pas gazetari i ka bërë disa pyetje më personale Sadikut, të cilave sulmuesi kuqezi u ka dhënë një përgjigje të shkurtër.

Idhulli juaj në futboll? Ibrahimovi­ç.

A jeni besimtar?

Po, jam mysliman. Në Shqipëri, më shumë se 60% e popullsisë është e tillë.

Çfarë hobi keni përtej futbollit?

Tenisi dhe vallëzimi. Shoh shumë kinema dhe seriale. Kam dëshirë që të dëgjoj shumë gjuhë, sepse arrij që t'i flas ato. Pëlqej filmat aksion që kanë adrenalinë. Filmi im i preferuar është "Gladiatori". Çfarë gjuhësh flisni?

Flas shqip, italisht, anglisht, spanjisht dhe gjermanish­t. Sa tatuazhe keni?

Kam shumë, është e vështirë t'i numërosh ato. Kanë të bëjnë me jetën time dhe karrierën. Janë imazhe në lidhje me dëmtimet dhe rrethana të tjera që më kanë bërë të jem më i fortë. I bëj gjithmonë në Shqipëri.

Lojtarët me më shumë humor te Malaga?

Bare, Boulahorou­d dhe Keko. Çfarë mendoni për Malagën?

Jam shumë i lumtur këtu. Gjithashtu, kam marrë shumë mesazhe nga fansat për këtë qytet në faqen time në "Instagram". Mund të jem më pak i njohur sesa në Shqipëri, por shumë fansa më kanë mirëpritur këtu. Tani më duhet vetëm që të rigjej formën më të mirë fizike dhe të jem i fokusuar. Nëse do të jem kështu, gjithçka do të shkojë siç duhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania