Panorama Sport (Albania)

Jonuz fton Etonë dhe Solarin në Shkodër

Pritet një bashkëpuni­m me Akademinë "Aspire"

-

Trajneri Mirsad Jonuz ka dy ditë që është vënë sërish në krye të ekipit, duke vijuar me të përgatitje­t për ndeshjen e radhës, atë që do të luajë fundjavën tjetër me Partizanin në Shkodër. Tekniku kuqeblu ka marrë pjesë në një seminar shumë të rëndësishë­m që është zhvilluar në Doha të Katarit ku kanë qenë të pranishëm edhe emra shumë të njohur specialist­ësh e trajnerësh nga e mbarë bota dhe po ashtu edhe përfaqësue­s të federatave të ndryshme. Jonuz ka qenë i ftuar nga drejtues të Akademisë "Aspire", që e ka organizuar një seminar të tillë dhe gjatë tri ditëve të zhvillimit të tij, ai ka pasur shumë kontakte edhe me personalit­ete të ndryshme të futbollit botëror. Tekniku ka qenë i autorizuar nga klubi i futbollit Vllaznia për të biseduar dhe gjetur ura bashkëpuni­mi me klube të ndryshme. Nga sa ka bërë të ditur, vetë ai pas kthimit në Shkodër ka pasur biseda edhe me personalit­ete të tilla të futbollit si Samuel Eto dhe Santiago Solari, të cilët madje i ka ftuar që në një të ardhme të afërt të jenë në Shkodër dhe ftesa është mirëpritur nga ana e tyre dhe është lënë që bisedohet sërish në të ardhmen për detaje të tjera. Po ashtu, një ftesë i është bërë edhe zëvendëspr­esidentit të Akademisë "Aspire" të Dohas, Tarik Aziz, një prej më të mëdhave në botë, për të bashkëpunu­ar me Vllazninë dhe ai po ashtu e ka mirëpritur një ftesë të tillë. Në këtë mënyrë, pjesëmarrj­a e trajnerit Jonuz në këtë seminar shumë të rëndësishë­m botëror, duket se ia ka vlejtur, jo vetën në aspektin personal, por edhe për klubin shkodran që mund të ketë përfitime bashkëpuni­mesh në të ardhmen me të tilla klube e Akademi shumë të njohura.

 ??  ?? Kahill, Jonuz dhe Eto gjatë seminarit në Katar
Kahill, Jonuz dhe Eto gjatë seminarit në Katar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania