Panorama Sport (Albania)

Kukësi në statistika, Obanor "mbreti" i minutave

Skuadra e trajnerit Duro do të provojë veten sot në një përballje miqësore me Besëlidhje­n

-

Në përfundim të shtatë javëve të para të Superiores, Kukësi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ndodhet larg pritshmëri­ve dhe investimev­e të kryera nga presidenca. Gjithsesi, distanca me kreun nuk është e madhe, vetëm dy pikë, ndonëse mbajnë vendin e shtatë në renditje. Më poshtë "Panorama Sport" do të radhisë disa nga statistika­t dhe pikantet e skuadrës kuksiane në këto shtatë javë të para. -Vetëm një titullar të padiskutue­shëm ka Kukësi. Erhun Obanor është kampion me 630 minuta, duke mos humbur asnjë sekondë nga këto 7 ndeshje. Çdo javë kanë luajtur edhe Limaj, Gavazaj, Shkurtaj, Rroca e Kitanovski, por jo me kohë të plotë.

-Marlind Daku, zgjedhja e parë e Shpëtim Duros kur bëhet fjalë për të kryer ndërrimin e parë. Janë 6 ndeshje që sulmuesi është futur nga stoli. Edhe Blerim Kotobelli është në këtë listë, me një ndeshje më pak.

-Enis Gavazaj është ndërruar më shpesh. 4 ndeshje është detyruar që të mos i mbyllë. Edhe Shkurtaj me Rrocën gjithashtu kanë dalë nga fusha në tri raste. -Shkurtaj mbetet shënuesi më i mirë i Kukësit me 5 gola. Ndërsa nga një herë e kanë gjetur rrjetën edhe Abazaj, Limaj e Musta. -15 kartonë të verdhë për Kukësin. Më i ndëshkuari është Edis Maliqi me 3 të verdhë dhe një të kuq. -Gjashtë pasaporta për Kukësin, veç shqiptarëv­e, kosovarëve dhe maqedonasv­e, ka edhe gjermane, nigeriane dhe guinease. -Tetë lojtarë presin shansin nga Shpëtim Duro. Domi, Çema, Mateli, Hallaçi, Rrasha, Selimi, Basha dhe Krasniqi ende nuk kanë marrë asnjë minutë në kampionat. I fundit në fakt ende nuk është rikuperuar ende, ndonëse rishtas ka nisur që të stërvitet.

MIQËSORE ME BESËLIDHJE­NNdërprerj­en e kampionati­t këtë fundjavë Kukësi ka vendosur të mos e lërë bosh, kështu që për sot verilindor­ët kanë vendosur që të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Besëlidhje­n. Takimi do të luhet në kompleksin "Football Republic" në orën 15:00.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania