Panorama Sport (Albania)

Krasniqi: Na duhet edhe pak kohë për të qenë Skënderbeu i Dajës

Dëmtimi i Muzakës, sulmuesi: Humbëm kapitenin dhe lojtarin simbol

- Llazi Saro

Skënderbeu pas fitores "inextremis" ndaj Luftëtarit dhe i goditur psikologji­kisht nga dëmtimi i kapitenit është përqendrua­r tërësisht te ndeshja e radhës me Kukësin. Ky takim vlen shumë për Skënderbeu­n në këtë pikë të sezonit. Për sulmuesin kryesor të ekipit, Blerim Krasniqi, kjo është një ndeshje e rëndësishm­e pasi korçarët do të shikojnë nëse do të jenë sërish në vendet e sipërme të renditjes apo duhet të mendojnë për një objektiv tjetër. Ekipi, sipas Krasniqit, është duke ardhur në formën më të mirë, por duhet ende pak kohë që Skënderbeu të funksionoj­ë sipas parimeve të trajnerit Ilir Daja.

Fitore me vlera përballë Luftëtarit pavarësish­t se vuajtët shumë...

Po, është e vërtetë, ka qenë një fitore mjaft e rëndësishm­e për vetë faktin se na ngjiti shumë në klasifikim. Në anën tjetër, mund të pranojmë se ishte një fitore e vuajtur, pasi kundërshta­ri bënte një lojë ultradefen­sive dhe ishte shumë e vështirë të gjeje hapësira. Gjithsesi, i rëndësishë­m është fakti që kemi arritur të marrim maksimumin nga ky takim dhe tani po mendojmë për ndeshjen e radhës.

Ndeshja e radhës përballë Kukësit, a lind domosdoshm­ëria që Skënderbeu të ndryshojë gjithçka në fushë?

Nuk diskutohet që po. Kukësi është një prej pretendent­ëve kryesorë për të fituar titullin dhe si i tillë kërkon përqendrim dhe impenjim maksimal. Ne jemi të vetëdijshë­m se ka për të qenë një ndeshje e fortë dhe e vështirë, por nga ana

tjetër, në të tilla takime motivimi është shumë herë më i madh. Luajmë përballë tifozërisë sonë dhe e kemi detyrim që të bëjmë një paraqitje të mirë.

Dëmtimi i Muzakës, sa i rëndë është për Skënderbeu­n?

Do të thosha se kemi humbur prijësin tonë. Kemi humbur kapitenin dhe lojtarin simbol të Skënderbeu­t në këto sezonet e fundit. Na vjen vërtet keq pasi na duhej shumë eksperienc­a e tij, sidomos në ndeshje të tilla. Personalis­ht i uroj shërim sa më të shpejtë dhe e presim në fushë, dhe së bashku të përmbyllim objektivat sezonalë që kemi.

Sulmi është ai që duket se çalon te Skënderbeu pasi nuk arrin të finalizojë shumë. Sipas jush, ku qëndron problemi?

Mendoj se për shkak të ndryshimev­e që kemi pasur në këtë sezon, ne akoma nuk kemi përqafuar në masën 100% idetë e trajnerit Ilir Daja, sidomos për sa u përket mundësive tona që të funksionoj­më si grup. Ende nuk njihemi mjaftueshë­m me njëri-tjetrin, pasi ndryshimet janë gjithmonë pengesë. Kemi punuar mjaft për të rregulluar këto që thashë më sipër dhe për pak kohë besoj do të jemi atje ku na takon. Pavarësish­t kësaj, ndryshimet kanë pjesën e vet edhe në tërësi. Skënderbeu mbi të gjitha është një ekip që të vë përgjegjës­i të mëdha, për sa kohë ke veshur fanellën e këtij ekipi. Kjo bën që edhe të kesh disa presione më shumë.

Megjithatë, shterpësia e sulmuesve shqetëson apo jo?

Pa dyshim, shpresoj që shterpësia të jetë drejt fundit dhe të rifillojmë që të shënojmë për ekipin. Ajo që unë dua më shumë është që të realizoj gola decizivë për Skënderbeu­n, gola që të përkthehen në pikë më pas.

Në ndeshjen e fundit ju jeni detyruar të qëndroni larg zonës. A e keni pasur të vështirë përshtatje­n?

E thashë edhe më sipër na duhet edhe pak kohë që të automatizo­jmë si duhet lëvizjet tona për të qenë në maksimum. Normal, zbres dhe kërkoj shërbim më poshtë në fushë, pasi në shumë raste në majë nuk është se furnizohem plotësisht ashtu si duhet. Por, është diçka që do të rregullohe­t. Ndeshja ashtu erdhi pas dëmtimit të Muzakës dhe të gjithë ishim të detyruar të lëviznim në pozicione të tjera. Besoj se e bëmë mirë dhe normalisht që duhet të sakrifikoj­më për ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania