Panorama Sport (Albania)

U mashtruan në Greqi, ish-lojtarët e Luftëtarit mbeten në... “rrugë”

Ymeraj dhe Koconis nuk arritën të federohesh­in nga klubi i Panahaiqis­ë

-

“Nga shiu në breshër”. Kështu mund të cilësohet historia e dy ish-lojtarëve të Luftëtarit, mbrojtësit Dimitris Koconis dhe mesfushori­t Maldin Ymeraj. Pas përfundimi­t të sezonit 20182019, lojtarët u larguan nga Gjirokastr­a me idenë për më mirë pas problemeve financiare, duke zgjedhur të vazhdojnë karrierën te skuadra greke Panahaiqi. Ymeraj nisi fillimisht stërvitjen me Luftëtarin, por duke qenë nën kontratë me gjirokastr­itët, e zgjidhi me vonesë marrëveshj­en dhe vetëm në muajin gusht iu bashkua ekipit nga Patra. Mirëpo, dje më 11 tetor, çuditërish­t, klubi i Ligës së Dytë greke ka njoftuar zyrtarisht se nuk ka arritur të federojë në kohë katër lojtarë, mes tyre edhe Koconis e Ymeraj. Një rast i papreceden­të, pasi në sistemin ndërkombët­ar të transferim­eve, si Koconis dhe Ymeraj rezultojnë lojtarë të lirë. Burime të “Panorama Sport” në FSHF treguan dje se klubi Panahaiqi nuk ka bërë asnjë kërkesë për të marrë lejekalimi­n, duke i djegur kështu të dy lojtarët, të cilët në këtë moment duhet të presin janarin për t’u federuar në një tjetër ekip. Bëhet fjalë për një procedurë formale që kërkon konfirmim nga sistemi i FSHF-së, por që klubi grek çuditërish­t nuk e ka parë të arsyeshme ta bëjë për të federuar lojtarët që i ka pjesë të ekipit prej më shumë se dy muajsh. “Ka pasur një gabim njerëzor, i cili ka krijuar një problem serioz për ekipin tonë. Një zyrtare e klubit që ka punuar gjatë viteve të kaluara, kur u largua nga detyra, nuk dha detaje te njeriu që e zëvendësoi se si mund të mbyllet transferim­i i lojtarëve ndërkombët­arë. Klubi merr përgjegjës­itë e tij dhe siguron tifozët që në periudhën e ardhshme të transferim­it në janar, do ta zgjidhë çështjen në interes të ekipit tonë”, citohej dje në njoftimin e klubit grek.

 ??  ?? Dimitris Koconis
Dimitris Koconis
 ??  ?? Maldin Ymeraj
Maldin Ymeraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania