Panorama Sport (Albania)

“Dil jashtë”, trajneri grek tërbohet në testin e Luftëtarit

Neglizhenc­a e lojtarëve gjatë testit e çmend Marantasin

-

Luftëtari ka zhvilluar dje një test miqësor ndaj ekipit U-19 të klubit, por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikim­eve për stafin teknik të bluzinjve. Trajneri Jorgos Marantas ka qenë shumë i acaruar me të tijtë që në fillim, pasi kuptoi se titullarët e kishin neglizhuar lojën dhe nuk kishin impenjimin e duhur. “E kuptoni se çfarë po bëni?! Jeni profesioni­stë dhe duhet të silleni në fushë si të tillë, edhe kur luani kundër të rinjve. Ti Dushkaj urgjentish­t dil jashtë”, ka thënë fillimisht Marantas para ekipit. Miqësorja e luajtur në stadiumin “Gjirokastr­a” përfundoi me fitoren e Luftëtarit 5-2, teksa Realdo Fili u bë protagonis­t me të dyja ekipet. Fillimisht ai shënoi në portën e të rinjve, ndërsa në pjesën e dytë, Marantas e kaloi me skuadrën U-19 dhe realizoi kundër Luftëtarit. Trajneri grek i bluzinjve ka kërkuar më shumë agresivite­t nga të tijtë dhe ajo që e ka tërbuar ka qenë një veprim në fillimin e lojës nga Jurgen Dushkaj. Marantas ka shpërthyer në gjuhën angleze dhe greke, duke i kërkuar mbrojtësit të djathtë të largohej urgjentish­t nga fusha. Në këtë moment trajneri u irritua aq shumë, saqë goditi edhe një nga bidonët afër stolit, duke habitur jo pak të pranishmit në stadium. Mirëpo, çudia ndodhi më pas, kur edhe trajnerit i ranë nervat. Në një kohë që Dushkaj kishte dalë nga loja, me urdhër po të trajnerit, rikthehet në fushë me ekipin e titullarëv­e. Lojtari reagon mirë në fushë pas kritikave, duke shënuar madje dy gola. Pjesa e parë u mbyll 3-1 për Luftëtarin, teksa fillimisht shënoi Fili, më pas mbrojtësi Lala dhe në limitin e pjesës së parë Dushkaj. Për të rinjtë shkurtoi diferencën e golave Çelo. Një problem muskulor pati mesfushori Erald Hyseni, i cili u zëvendësua pa u mbyllur pjesa e parë. Ndërsa pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime në formacione­t e të dyja skuadrave, teksa në portën e ekipit të parë u vendos Sadik Basha, ndërsa për U-19 luajtën holandezi Hilgen dhe sulmuesi Fili. Marantas dhe trajneri i të rinjve, Bistri, u munduan t’i përshtatni­n formacione­t, me synimin e vetëm që gjithçka të ishte në funksion të skemave që aplikonte ekipi i parë. Në pjesën e dytë plotësuan fitoren 5-2 golat e Dushkajt dhe Oshafit, ndërsa për të rinjtë realizoi Fili. Tifozët mbetën të zhgënjyer nga loja e Luftëtarit, por gjithsesi presin reagimin në ndeshjet zyrtare.

 ??  ?? Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas
Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania