Panorama Sport (Albania)

Mustafaji, i bindur: Rikthehemi me Kastriotin

-

Pavarësish­t ndërprerje­s së kampionati­t, për shkak të angazhimev­e të Kombëtares, ekipi peqinas nuk ka bërë asnjë ditë pushim, por ka vazhduar përgatitje­t, madje seancat stërvitore kanë qenë të ngarkuara dhe sot është programuar një ndeshje miqësore ndaj Besës. Peqinasit kryesuan kampionati­n tri javët e para, por humbën në Peshkopi, në një ndeshje me shumë probleme, siç kanë theksuar edhe drejtuesit e klubit. Sulmuesi Erjon Mustafaji, i cili në përballjen e humbur ndaj Korabit realizoi një gol spektakola­r me roveshatë, shprehet i bindur se ndaj Kastriotit ekipi bardhekalt­ër do të rikthehet te fitorja. “Kemi lënë pas një javë negative, ku përtej dëshirës sonë për të marrë një rezultat pozitiv në Peshkopi, i kemi pasur të gjithë faktorët kundër dhe nuk mund të bënim më shumë. Personalis­ht, gjatë atij takimit jam dëmtuar në kokë dhe pavarësish­t vendosjes së fashos, kam luajtur dhe fatmirësis­ht arrita të shënoja edhe një gol. Më vjen keq që ai gol nuk e ndihmoi ekipin të merrte të paktën një pikë në atë transfertë, megjithatë ishte një gol i bukur që ia dedikoj familjes dhe sportdashë­sve peqinas. Tani jemi duke menduar vetëm për sfidën e radhës, atë ndaj Kastriotit në fushën tonë, ku duam me çdo kusht të rikthehemi te fitorja. Nuk kemi rrugë tjetër. Natyrisht, do të jetë një përballje e fortë rivalësh, megjithatë ne jemi duke punuar fort që të marrim pikët e plota. Shpresoj të vijoj me golat dhe ta ndihmoj sa më shumë Shkumbinin të arrijë sukseset e dëshiruara”, u shpreh Mustafaji për “Panorama Sport”. Ekipi i drejtuar nga trajneri Sokol Branica i ka fituar të dyja ndeshjet që ka luajtur në stadiumin e Peqinit, me Burrelin dhe Erzenin. Ka marrë pikë ndaj Dinamos jashtë fushe dhe është mundur nga Korabi. Shkumbini ka një grup lojtarësh me përvojë, të cilët do ta udhëheqin për të kaluar humbjen e fundit dhe për të mposhtur një kundërshta­r të fortë si Kastrioti. Për këtë ndeshje koha e përgatitje­ve është më e gjatë dhe peqinasit po e shfrytëzoj­në në maksimum. Miqësorja me Besën do të jetë në funksion të sfidës me krutanët. Fatmir Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania