Panorama Sport (Albania)

“Lushnja favorite, sepse ka sulmues”

Ish-sulmuesi vlerëson punën e trajnerit Gjyla dhe sheh rivale Apoloninë dhe Besën

- ALBAN ALUSHI

Bardhyl Elezi ka më shumë se 10 vjet që e ka lënë futbollin e luajtur. Ishte sezoni 20082009 dhe Lushnja luante në Superiore, kur ish-sulmuesi i njohur, tashmë 50 vjeç, vendosi “të varte këpucët në gozhdë”. Elezi është një nga personazhe­t më të dashur për popullin verdhejesh­il dhe jo vetëm, pasi ai gëzon respekt të veçantë edhe tek Egnatia, Tomori e Bylisi, skuadra ku ka qenë lojtar dhe trajner. Të gjithë e vlerësojnë, sidomos për edukatën sportive që ish-futbollist­i ka treguar në fushat e blerta.

Në një opinion për gazetën “Panorama Sport”, Bardhyl Elezi flet për Lushnjën e tij, situatën në Grupin B dhe rivalët e verdhejesh­ilëve. “Mendoj se janë luajtur katër javë interesant­e. Lushnja ka një skuadër shumë të mirë dhe në gjykimin tim është pretendent­e kryesore për ngjitjen në Superioren. Që javën që vjen mendoj se do ta marrë sërish kryesimin. Kam përshtypje­n se rivalët e saj mbeten Apolonia dhe Besa. Në futboll ka ndodhur që skuadra të veçanta kanë bërë hapa të dyfishtë, siç është rasti i Bylisit, Korabit apo Tërbunit, por Superiorja jam i bindur se do të dalë nga Lushnja, Apolonia dhe Besa. Lushnjën e shoh favorite, sepse drejtohet nga një trajner profesioni­st si Ilir Gjyla, ka një kontigjent lojtarësh me shumë eksperienc­ë, por edhe një golashënue­s si Mikel Canka, të cilin e njoh shumë mirë, pasi kemi luajtur bashkë vite më parë. E kam pasur lojtar kur drejtoja Egnatian dhe është një sulmues me të dhëna të jashtëzako­nshme për sa i përket lëvizjes dhe shënimit të golit”, është shprehur ishsulmues­i Elezi.

BYLISI - “Për sa i përket Superiores, dua të nënvizoj faktin që Bylisi është në grupin e skuadrave që kryesojnë kampionati­n. Do të thotë që me punë, me dëshirë, me ambicie mund të arrish edhe në majë”, shton Elezi për një tjetër ishskuadër të tij, Bylisin. Aktualisht, 50-vjeçari punon në sektorin e të rinjve, në akademinë KF Lushnja 1930 sh.a. “Lushnja më së shumti në çdo sezon është mbështetur te futbollist­ët e ‘shkollës’ verdhejesh­ile, që është tradiciona­le. Ndaj ne punojmë të fitojmë sa më shumë lojtarë. Për shembull, shikoj që Basha është një mbrojtës i mirë dhe me të ardhme. Po kështu edhe Endi Gjyla është lojtar interesant dhe premtues”, përfundon Bardhyl Elezi.

 ?? FOTO: A. ALUSHI ?? Bardhyl Elezi ish-sulmuesi i Lushnjes
FOTO: A. ALUSHI Bardhyl Elezi ish-sulmuesi i Lushnjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania