Panorama Sport (Albania)

Skaneri i Romeo Haxhiajt: Apolonia vuan mendësinë

"Mërgjyshi ekspert, përgjigjen duhet ta japë skuadra"

- BUJAR RAMA

“Një sezon që po dhuron surpri za". Ky është vlerësimi që bën Mjeshtri i sportit Romeo Haxhiaj, duke përfshirë me këtë përcaktim dy nivelet parësore të futbollit shqiptar, Superligën dhe Kategorinë e Parë. Flet me doza pozitive për kryesimin e Bylisit dhe Vllaznisë, për të cilat ka luajtur dikur, ndërsa një analizë të vëmendshme bën për Kategorinë e Parë e veçanërish­t për Apoloninë.

Haxhiaj, cili është vlerësimi juaj për këto 4 javë të para në Grupin B të Kategorisë së Parë?

Ajo që bie në sy është ecuria shumë e mirë e Devollit, një ekip i ardhur nga Kategoria e Dytë, por që ka arritur të imponohet fort në të Parën, të paktën në këtë fillim sezoni. Edhe Lushnja dhe Apolonia e kanë nisur mirë dhe janë treguar pragmatist­e, pa harruar Orikun dhe Besën, pavarësish­t ndonjë luhatjeje në ndeshje të veçanta.

Duket si sezon debutuesis­h. Kryesojnë Devolli në të Parën, Bylisi dhe Vllaznia në Superligë, edhe në Grupin A kryesonte Shkumbini deri javën e kaluar. Si e gjykoni këtë "trend"?

Mua më vjen mirë për Bylisin dhe Vllazninë, sepse kanë merituar gjithçka. Shkodranët kanë pasur problemati­kën e tyre, por po ecin mirë, rezultatet flasin për këtë gjë. Me sa kuptohet së jashtmi, ka harmoni dhe kanë gjetur njeriun e duhur për stolin, mbase "kurator" i mirë për të vendosur balancat e munguara prej vitesh. Për Bylisin kam pse të flas me konsiderat­a të veçanta, atje ka pasur gjithmonë ambicie dhe futboll. Nuk është rastësi ecuria e kësaj skuadre dhe meritën kryesore e ka presidenca, që ka ditur të ndërtojë një ekip solid, kompakt, konkurrues, duke u bazuar te të rinjtë e talentuar. Duhet evidentuar trajneri Dovedan, që po i dëshmon fort aftësitë e tij. Për mua, Dovedan dhe Jonuz janë nga trajnerët më të mirë në Shqipëri.

Mos ndoshta ecuria e mirë e këtyre ekipeve lidhet me formën mbase jo optimale të pretendent­ëve?

E kush ua ka fajin! Kanë emra dhe diferencë në përbërje ato ekipe, krahasuar me Bylisin dhe Vllazninë. Po krijohet ngushticë mes ekipeve, nuk ekziston më ai "hendeku" i madh. Veç vlerave të padiskutue­shme të këtyre skuadrave, ka jo pak çedim nga të kuotuarit si pretendent­ë, por është fenomen normal në javët e para. Partizani, Kukësi, Teuta dhe Tirana mendoj se do të jenë rivalë, edhe pse ecuria e Bylisit dhe Vllaznisë është mbresëlënë­se. Nëse vijojnë me këto ritme, të paktën zonën europiane këto dy ekipe e kanë të garantuar.

Kthehemi tek Apolonia, që ndan vendin e 2-të me Lushnjën. Sipas jush, si ka qenë performanc­a e skuadrës fierake në këto 4 javë?

Mendoj se loja e skuadrës sonë nuk ka qenë në stadin që kërkon trajneri Mërgjyshi, i cili, me sa e njoh, kërkon ndërthurje mes rezultatit dhe lojës së bukur. Përgjigjja duhet të vijë nga skuadra. Mendoj se elementët dhe lojtarët nuk mungojnë, por ajo për të cilën vuan Apolonia, kam idenë se është ana mentale, karakteri, pasi ka 5 vjet në këtë nivel përfaqësim­i dhe duket sikur është shfamiljar­izuar me Superioren.

A janë konturuar ekipet pretendent­e të Grupit B të së Parës? Ka ndonjë skuadër që ju e shihni se bën diferencën?

Si fillim po them se kjo pesëshe që kryeson aktualisht grupin, mendoj se do të jetë pesëshja e parë edhe në fund. Pretendent­e shoh Lushnjën, Apoloninë dhe Besën. Lushnja ndoshta ka një avantazh, sepse prej vitesh drejtohet nga një trajner pasionant dhe ka lojtarë me shumë përvojë për këtë kategori, sidomos dyshja Sefa-Canka, që për mua është më e mira e këtij kompeticio­ni. Apolonia ka elementë cilësorë brenda, por nuk ka në nivelin e duhur ndërthurje­n e eksperienc­ës më të rinjtë. Ndoshta me kalimin e kohës ky gërshetim arrihet. Apolonia ka një trajner që është ekspert i kësaj kategorie, i aftë ta ngjisë në Superiore. Te Besa, Magani është një trajner dinjitoz, por mbase nuk ka grupin e duhur, por mendoj se eksperienc­a e këtij trajneri do t'ia mbajë kavajasit deri në fund në luftë me Lushnjën dhe Apoloninë.

 ??  ?? Romeo Haxhiaj, në një ndeshje ndaj Genkut
Romeo Haxhiaj, në një ndeshje ndaj Genkut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania