Panorama Sport (Albania)

Ka deficit pikësh, por Lani e sheh Besëlidhje­n në elitë

-

Besëlidhja ishte vlerësuar në letër si pretendent­e kryesore për Superioren para nisjes së kampionati­t, por ai hap fals në fushën e tyre me Egnatian i ka befasuar disi lezhjanët, të cilët ende sot nuk e besojnë si kanë gabuar. Për të ruajtur formën sportive, pasi kampionati është ndërprerë, Besëlidhja luan sot një miqësore me Kukësin në periferi të Tiranës. Trajneri Elvis Plori kërkon ta mbajë skuadrën nën kontroll të rreptë fizik, ndaj dhe ka planifikua­r këtë miqësore ndaj një prej skuadrave më të forta të Superiores. Besëlidhja renditet në vend të dytë, një pikë larg kreut që mbahet nga Korabi, por lezhjanët duan vendin e parë sa më parë, pse jo që në ndeshjen me Tërbunin në Pukë. Zëvendëstr­ajneri Gledis Lani shprehet optimist, teksa në një prononcim për "Panorama Sport" deklaron: "Në këto 4 javë të para të kampionati­t kemi grumbullua­r 8 pikë dhe nuk jemi të kënaqur. Dy pikë i kemi lënë kot në shtëpi ndaj Egnatias, gjithsesi kështu është futbolli, prandaj ka edhe anën emocionale të tij. Jemi në kulmin e përgatitje­ve për javën e pestë që do ta luajmë në Pukë ndaj Tërbunit, ku shpresojmë shumë të marrim pikë. Kemi planifikua­r një miqësore ndaj Kukësit në Tiranë, ku do ta testojmë ekipin në ngarkesë të plotë, madje përballë një kundërshta­ri shumë të fortë. Besëlidhja e këtij sezoni shpresojmë shumë se do ta realizojë ëndrrën e tifozërisë lezhjanë për kthimin në Superiore, ku ka një pjesë të madhe të historisë së saj. Të gjithë jemi të angazhuar maksimalis­ht në detyrat tona që të jemi fitues ndaj të gjithë ekipeve dhe në çdo fushë ku do të luajmë, jo vetëm në Pukë me Tërbunin". Preng GJIKOLA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania