Panorama Sport (Albania)

Tirana dominon Elbasanin, Vllaznia shkatërron Kamzën

Shkodranet për stërvitje, udhëheqin me pikë të plota

-

Kategoria e Parë e basketboll­it për femra zhvilloi dje dy ndeshjet e para të javës së dytë. Tirana nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren ndaj Elbasanit, duke triumfuar 80-58 në sallën sportive "Farie Hoti". Por ndodhin çudirat tek ekipi i Elbasanit. Edhe pse skuadra ka humbur takimin thellësish­t me 22 pikë diferencë, ajo ka lojtaren më të mirë të takimit, pikëshënue­sen që bën diferencë në të dyja skuadrat. Enisa Qosja ka shënuar 75% të pikëve për skuadrën e saj. 42 pikë nga një lojtare e vetme nuk kanë mjaftuar që të mposhtet Tirana që drejtohet nga Mirza Alibegaj. Gjatë periodës së parë skuadra e Tiranës vendos diktat, teksa ka shënuar 33 pikë kundrejt 14 të mikeve. Ka qenë Lugaj e Verri dy lojtaret që kanë bërë të mundur shënimin e këtyre pikëve. Në periodën e dytë është Elbasani që fiton, por me rezultat të ngushtë (3 pikë diferencë). Kjo fitore e kësaj periode erdhi dhe si rezultat i aktivizimi­t të lojtareve të reja në radhët e ekipit bardheblu. Kështu, skuadrat shkojnë në pushimin mes dy periodave me shifrat 45-29 për Tiranën. Duket se pushimi u ka bërë mirë mikeshave elbasanase, sepse janë të papërmbajt­shme, ku vetëm Enisa Qosja ka shënuar 21 pikë dhe Elbasani arrin ta fitojë periodën e tretë 12-23, por edhe t'i ngushtojë shifrat në rezultatin e përgjithsh­ëm 52-57. Ndërsa në periodën e fundit Alibegaj hedh në fushë vajzat më të mira dhe kështu bardheblut­ë shpërthejn­ë dhe arrijnë të marrin periodën e fundit 236 dhe gjithë takimin 80-58. Enisa Qosja, pikëshënue­sja më e mirë e takimit pas ndeshjes tha: "Jam një lojtare me shumë eksperienc­ë dhe u mundova të bëja gjithçka për skuadrën, por kjo nuk mjaftoi. E vetme është sigurisht e pamundur. Neve na duhen të paktën dhe dy lojtare të tilla që mund të pretendojm­ë. Çfarë premtoj? Dëshirojmë të fitojmë ndeshjet ku është e mundur dhe të synojmë që të mos jemi ne skuadra që rrezikon të jetë e fundit".

Vllaznia - Kamza

Vllaznia ka arritur një tjetër fitore. Vajzat shkodrane kaluan pa problem Kamzën me rezultatin 84-27. Vajzat shkodrane dominuan të gjithë takimin, duke krijuar një diferencë dhe duke mos e vënë në diskutim fitoren. Edhe pse janë 7 lojtare të larguara trajneri i skuadrës kuqeblu, Bledar Gjeçaj, u shpreh se ajo që synon është një renditje mes 4 ekipeve më të mira, edhe pse mbetet e vështirë, duke parë lojtarët e larguara nga Vllaznia. Megjithatë, vajzat e reja bashkë me lojtaret me eksperienc­ë do të bëjnë maksimumin për të arritur këtë objektiv. Nga ana tjetër, Kamza Basket u tregua e dobët përballë Vllaznisë.

A.Dushku/ S.Nikshiqi

 ??  ?? Foto: F. Hazisllari
Foto: F. Hazisllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania